Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Mjet ka goditur një kalimtare në rrugë, e për pasojë kjo shtetase është plagosur rëndë.
Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetme në rrugë të moshuarën rreth 70-vjeçare.
Kanë qenë kalimtarët në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që më pas kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurës në Spitalin Rajonal të Korçës.