• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Asnjë rast aktiv me Covid-19, Mal i Zi shpall fundin e epidemisë
Home
Rajon

LAJM I MIRË/ Asnjë rast aktiv me Covid-19, Mal i Zi shpall fundin e epidemisë

2 June, 2020 s.autor Rajon

Mali i Zi pasditen e kësaj të marte ka shpallur fundin e epidemisë së Covid-19.

Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi, ka bërë mbylljen përfundimtare të epidemisë në këtë shtet.

“Ky është rezultat i përpjekjeve për muaj të tërë nga të gjithë në sistemin tonë dhe nga qytetarët tanë. Faleminderit për besimin. Disa masa do të anulohen, por pasi pandemia vazhdon ende, mbesin në fuqi masat kundër importimit të virusit”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Malit të Zi.

Mediat në Mal të Zi kanë shkruar se ky vend ka kaluar dy periudha të inkubacionit prej 28 ditëve pa raste të reja me koronavirus dhe kështu janë plotësuar kushtet për të shpallur fundin e epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë  133 testime të reja, ku nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Ndërkaq prej ditësh në Malin e Zi nuk ka asnjë pacient aktiv të sëmurë me Covid 19. Në këtë shtet kanë humbur jetën nga koronavirusi vetëm 9 persona dhe 24 të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ OBSH: Po zhvillohen 133 vaksina të mundshme kundër pandemisë në të gjithë botën
Previous article BRITANIA NUK PO GJEN PAQE NGA COVID-19/ Sërish qindra të vdekur në 24 orë (SHIFRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT