• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MËNYRA MË E SHËNDETSHME PËR TË LËVIZUR”/ Veliaj: Do krikojmë “Akademinë e Biçikletave”
Home
Sociale

“MËNYRA MË E SHËNDETSHME PËR TË LËVIZUR”/ Veliaj: Do krikojmë “Akademinë e Biçikletave”

2 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Ditën e Biçikletave, kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua dhjetëra vogëlushëve, që po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Veliaj tha se shumë shpejt do të hapet edhe “Akademia e Biçikletës”, e cila synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Muaji qershor u është kushtuar fëmijëve. Kemi jo vetëm parkun “Rinia” dhe parqet e tjera, por edhe hapësira të tjera publike, të cilat do të kthehen në funksion të fëmijëve. Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ‘Akademia e Biçikletës’. Po mësojmë biçikletën edhe në çerdhe e kopësht me rrotat ndihmëse, por duam që, për këdo që nuk e di biçikletën dhe ka dëshirë t’i bashkohet revolucionit të biçikletave, mund të vijë çdo fundjavë”, tha Veliaj.

Në këtë hapësirë të vegjlit do të kenë mundësi çdo fundjavë të mësojnë biçikletën. “Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se kjo periudhë na tregoi edhe njëherë se jemi të aftë për të ndryshuar stilin e jetesës. Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin për distanca të shkurtra biçikletën, jo vetëm si mjet ekonomik dhe i shpejtë lëvizjeje, por edhe i shëndetshëm. “Makinën do ta përdorim për të shkuar në Durrës ose në periferi, por për distancat e vogla, tani që janë bërë korsi biçikletash pafund, përdorimi i tyre është mënyra më e shëndetshme për të vijuar jetën në Tiranë. Covid-19 na mësoi se ‘Po’, ne dimë të disiplinohemi kur bie një epidemi, dimë ta ruajmë higjienën, dimë ta ruajmë distancën, por na mësoi që e kemi vetë në dorë ta mbajmë natyrën pastër. Zgjidhja është kjo: ose marmitë, që prodhon karbon dhe helm për fëmijët e këtij qyteti, për distanca të panevojshme, ose të përdorim transportin ekologjik, në këmbë ose me biçikletë. Edhe Policia Bashkiake po transformohet me makina elektrike, por tek hapësirat publike përdoren dyrrotakët”, theksoi ai.

Veliaj falenderoi djemtë dhe vajzat e qytetit, që nuk merren me dogma politike, por përqafojnë menjëherë të bukurën dhe të mirën. “Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, nuk janë cinikë, nuk janë dyshues, nuk merren me dogma politike; kur e shohin një gjë të bukur dhe të mirë, e përqafojnë, ndaj besoj se e ardhmja është e tyre”, nënvizoi ai.

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Paralajmërimi i OBSH: Përdorimi i tepërt i antibiotikëve anti-COVID, do të shkaktojë më shumë vdekje
Previous article DONIN TIFOZË PRANË SKUADRËS SË TYRE/ Shikoni gjetjen e veçantë nga shteti europian

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT