Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve. Bëhet fjalë për Zejnel Meçen dhe Bujar Ajeti.
Mësohet se Zejnel Meçe është i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”. Ai një nga 19 personat e arrestuar në operacionit anti- drogë në Kukës të zhvilluar më 20 maj të këtij viti.


