• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATAT/ Si e bllokoi PD-LSI konsensusin për Reformën zgjedhore me kushte të reja
Home
Politikë

DEKLARATAT/ Si e bllokoi PD-LSI konsensusin për Reformën zgjedhore me kushte të reja

1 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

31 Maji ishte data limit e dakordësimit të palëve politike për reformën zgjedhore. Kjo reformë është një nga pikat që duhet plotësuar për negociatat me BE-në, por edhe një pikë e kërkuar me ngulm nga SHBA-të. Mirëpo dje, në ditën e fundit kur pritej ‘tym i bardhë’ nga Pallati i Kongreseve ku Këshilli Politik zhvillonte mbledhjen nën praninë e përfaqësuesit të SHBA, opozita në momentin e fundit ka bllokuar gjithçka, duke nxjerrë kushte të reja. Pavarsisht se i ishin pranuar edhe kërkesat që në fillim dukeshin të pamundura, opozita ka nxjerrë pretendime të reja në fund të takimit, duke pamundësuar arritjen e marrëveshjes.

Janë tre deklarata që e konfirmojnë faktin se opozita ka bllokuar marrëveshjen, duke gënjyer SHBA dhe duke penguar njëkohësisht rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Socialisti Damian Gjiknuri e tha që mbrëmë në daljen e tij për mediat faktin se opozita kishte nxjerrë kushte të reja mbrëmë, duke bllokuar konsensusin. ”Sot që flasim kemi vetëm një produkt gati të përfunduar. Kemi gjetur hapësirën dhe do t’i përfshijmë, por nuk mundet që pasi biem dakort dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë për kërkesat që ishin parakusht, edhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të çedohet dhe të dilet me kërkesa të reja.”, tha Gjiknuri mbrëmë pas daljes nga takimi.

Por, nëse deklarata e Gjiknurit mund të paragjykohet për faktin se ai është palë në atë proces, ajo që nuk mund të diskutohet (dhe që konfirmon atë që në fakt Damian Gjiknuri tha mbrëmë), është deklarata e fortë e SHBA-ve paraditen e sotme. Me një reagim që tregonte hapur zhgënjimin nga Lulzim Basha, ambasada e SHBA teksa i tregon opozitës se ishte ajo që kishte vendosur vetë si afat 31 majin (gjë që e ka thënë e stërthënë edhe vetë Basha), thekson se tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. ”Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendoset një qëllim, ju vendoset një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Fill pas reagimit të SHBA, ka reaguar edhe BE me anë të ambasadorit Soreca. Ky i fundit teksa thekson rëndësinë e reformës, i kujton opozitës se reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian.“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.”– shkruan Soreca në Tëitter.

Të tre deklaratat e mësipërme tregojnë qartë se kush është bllokuesi i marrëveshjes, i cili me kushtet e reja tregon edhe njëherë se nuk ka interes për rrugëtimin Europian të Shqipërise apo reformë zgjedhore./Lexo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'JAM NË FRANCË PO NË SHQIPËRI QYSH PARDJE"/ Rama: Për zgjedhoren e bëmë pjesën tonë! Respektuam afatin e 31 majit
Previous article PAS HISTORISË SHOKUESE NË KAMËZ/ Prindërit e një vajze të mitur në Vlorë denoncojnë 67-vjeçarin: E ngacmoi seksualisht

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT