• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBËT E PËRJASHTUAN NGA LËVIZJA/ Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik
Home
Rajon

SERBËT E PËRJASHTUAN NGA LËVIZJA/ Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

29 May, 2020 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.
“Nuk bëhet fjalë për parime. Shihet qartë se është politikë dhe unë e respektoj atë”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi, nga 1 qershori, ka thënë se do të lejojë hyrjen e pasagjerëve nga vendet ku numri i rasteve aktive me koronavirus është më pak se 25 në 100,000 banorë.

Me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, në Mal të Zi do të mund të hyjnë – pa karantinë dhe pa vetizolim – qytetarët e: Sllovenisë, Islandës, Kroacisë, Sllovakisë, Zvicrës, Shqipërisë, Austrisë, Norvegjisë, Monakos, Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Danimarkës, Lituanisë, Letonisë, Azerbajxhanit, Luksemburgut, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Irlandës, Republikës Çeke, Finlandës dhe Estonisë.

Vuçiç tha se Serbia ka më shumë të infektuar, sepse kryen disa mijëra teste në ditë. “Bëhet fjalë për mbrojtje serioze të popullit”, tha Vuçiç.

Mali i Zi, qysh më 5 maj, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus. Autoritetet atje kanë thënë se lista e shteteve me të cilat do t’i hapin kufijtë do të përditësohet çdo javë.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi malazez ka miratuar një ligj për liritë fetare, që thuhet se konteston pronësinë serbe mbi disa kisha dhe territore në Mal të Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FURNIZON ME BIMË AROMATIKE DHE MJEKËSORE KOMPANITË EUROPIANE/ Rama publikon VIDEON e fierakut , thirrje për aplikim fermerëve shqiptar
Previous article PUNA NUK APLIKON PËR PAGËN E LUFTËS/ Drejtoria e Tatimeve mesazh në celular çdo punonjësi që e përfiton. Ja çfarë shkruhet

s.autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT