• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E FERMERIT QË U SHNDËRRUA SIPËRMARRËS…/ Rama: Nga nesër hapen aplikimet për Skemën Kombëtare
Home
Politikë

HISTORIA E FERMERIT QË U SHNDËRRUA SIPËRMARRËS…/ Rama: Nga nesër hapen aplikimet për Skemën Kombëtare

28 May, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

“Nga nesër, 29 maj – 19 qershor, hapen aplikimet online në e-Albania me zero dokumente, për të përfituar financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit dhe blegtorit shqiptar”. Kryeministri Edi Rama njoftoi çeljen për këtë vit të kësaj skeme, teksa publikoi në ERTV historinë e suksesit të Kudret Dogës, i cili ia ka dalë që në Gradishtë të Divjakës të shndërrohet nga një fermer i thjeshtë, në një sipërmarrës të eksportit të prodhimeve shqiptare në tregjet e rajonit dhe Europës.

Për këtë e ka ndihmuar ngritja nga e para e një pike të re grumbullimi të perimeve, me financim nga Skema Kombëtare e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ku mbi 100 fermerë të tjerë të zonës së Lushnjës dhe Fierit shesin produktet e tyre, të cilat Kudreti i eksporton përtej kufijve. “Jam i lidhur me rreth 150 fermerë, me kontrata, që sjellin perimet këtu. Kjo i ndihmon edhe ata, sepse nuk kanë nevojë të humbasin kohë nëpër tregje ose pika për të çuar produktet, por i sjellin këtu. Jam krenar që asnjë nga prodhimet e mia nuk është kthyer mbrapsht nga konsumatori i huaj”, tha sipërmarrësi për ERTV. Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, shtoi se pika e tij e grumbullimit, e ngritur me mbështetjen e AZHBR, është kthyer në model të sipërmarrjes bujqësore për gjithë zonën e Fierit. Falë talentit e punës së tij pa orar dhe mbështetjes së Qeverisë shqiptare, Kudreti ia ka dalë me sukses të shndërrohet nga një fermer i vogël, në sipërmarrës mbresëlënës të eksportit të prodhimeve shqiptare drejt Europës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE SLLAV"/ Edmond Panariti i përgjigjet Paskal Milos: Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!
Previous article KOMENTET/ Basha i "qan hallin" ekonomisë së vendit por qytetarët s'kanë më besim: I dhe provat edhe ti

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT