• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Shkencëtari Taulant Muka: Po tentohet infektimi masiv i popullatës
Home
Sociale

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Shkencëtari Taulant Muka: Po tentohet infektimi masiv i popullatës

28 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Lehtësimi i masave izoluese duket se po sjell një shtim të të infektuarve në vendin tonë, ndërsa përpara kemi muajt e verës, kur do të jemi edhe më të lirë, por në të njëjtën kohë edhe më të ekspozuar ndaj virusit.

Epidemiologun Taulant Muka foli për situatën e pandemisë dhe pritshmëritë mbi të në A2. Ai u shpreh se është shqetësues fakti që vatra është në QSUT.

“Shifrat e fundit, besoj se janë një shenjë alarmi pasi po bëjmë një hapje të pakoordinuar. Në Zvicër jeta ka filluar prej javësh dhe nuk ka luhatje të shifrave.

Më shqetëson se vatra e infektimit është një vatër spitalore. Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk e kanë marrë me seriozitet. Nëse nuk ka ndërgjegjësim te stafet mjekësore nuk dua të mendoj për ndërgjegjësimin te qytetarët. Drejtori i QSUT-së duhet të shkarkohet, pasi është përgjegjësi kryesor për ngjarjen. Ka një protokoll dhe ai duhet të zbatohet”, u shpreh Muka.

Më tej, epidemiologu theksoi se po bëhet një hapje e pakoordinuar në Shqipëri dhe kjo sipas tij, mund të sjell mbylljen e vendit. Madje, ai shprehet se po tentohet edhe një infektim masiv i popullatës.

“Duket se shumica e shoqërisë po beson se kjo është një konspiracion, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga politika shqiptare. U trumbetua nga qeveria se ka bërë një punë të madhe me 25 raste në ditë dhe kur sot kemi 25 raste, ne hapemi pa pikë problemi.

Qeveria nuk ka bërë detyrën e saj, krijimin që vjen përmes laboratorëve të rinj. Po bëhet një hapje e pakoordinuar, e cila mund të vijë me rrezik të lartë dhe mund të rrezikojë mbylljen e vendit, pasi shtetet e tjera mund të bllokojnë kufijtë me Shqipërinë, nëse ka rritje të rasteve.

Unë kam frikë dhe uroj të jem i gabuar, por në Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej. Kjo është e frikshme, pasi ne kemi një humbje të madhe ekonomike dhe nuk mund të ndodhë një izolim tjetër për Shqipërinë”, tha Muka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR VRASJEN E 4 POLICËVE/ Si u shkurtua dënimi i Dritan Dajtit, rrëfehet gjyqtari që votoi kundër vendimit
Previous article TEATRI/ Ish-ministri Ylli Pango “zbërthen” skenaret: Çdo qeveri ka pasur tentativa për të asgjësuar monumentet e kulturës

Delo.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT