• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR VRASJEN E 4 POLICËVE/ Si u shkurtua dënimi i Dritan Dajtit, rrëfehet gjyqtari që votoi kundër vendimit
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR VRASJEN E 4 POLICËVE/ Si u shkurtua dënimi i Dritan Dajtit, rrëfehet gjyqtari që votoi kundër vendimit

28 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrëfehet për herë të parë, gjyqtari që votoi kundër shkurtimit të dënimit për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve. Fuat Vjerdha në një intervistë për dokumentarin Unpublished, në Euronews Albania, zbardh atë që ndodhi një vit më parë ditën e vendimit për Dajtin dhe dy ditët që e pasuan atë.

Në 8 Shkurt të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin edhe pse mbi të rëndojnë akuza për vrasje të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës. Kjo gjykatë e përbërë nga një trupë gjyqtarësh të ardhur nga rrethet për shkak të konsumimit të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, vendosi dënimin e tij me 25 vite burg. Këtu nisi edhe historia e këtij vendimi që trazoi ujërat e drejtësisë.

Vjerdha deklaron për Unpublished, në Euronews Albania se ka pasur shumë debate në trupin gjykues atë ditë. Ai dhe një nga gjyqtaret kundërshtonin shkurtimin e dënimit, duke mos gjetur të bazuar kërkesën e bërë. Por në fund të seancës u mor vendimi, me tre vota pro dhe dy kundër shkurtimit të dënimit të Dajtit.

Pas këtij moment, Vjerdha, që ishte edhe relator i cështjes, fotografoi vendimin ku shfaqeshin emrat e gjyqtarëve që votuan pro Dajtit. Dy ditët e fundjavës që pasoi vendimin, Vjerdha tregon se ka përjetuar shumë keq, zhurmën që krijoi ky vendim në media si edhe akuzat nga eksponentë të ndryshëm për abuzime të trupit gjykues. Sipas tij, të njëjtën situatë e kaloi edhe gjytarja tjetër që votoi njësoj si Vjerdha.

Ky ishte edhe momenti, tregoi gjyqtari Vjerdha për Euronews Albania, kur vendosi të publikonte foton e bërë, që opinioni publik të mësonte se kush votoi pro dhe kush kundër Dajtit. Ai mohon të ketë marrë ndonjëherë kërcënime nga të ashtëquajturit “të fortë” dhe nga askush tjetër gjatë gjithë karrierës së tij. Ndaj edhe vendimet që ka dhënë i konsideron të drejta.

Kjo dëshmi ekskluzive e Fuat Vjerdhës vjen në një kohë kur Reforma në Drejtësi është “një patate e nxehtë”, që po kalon dorë më dorë, jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Një nga cështjet e saj është edhe mosfunksionimi i mekanizmit të hetimit të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve nga institucionet e ngritura për këtë qëllim, që solli si pasojë disa lirime të parakoshme nga burgjet shqiptare në këto 3-4 vitet e fundit të emrave të njohur të botës së krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 MUAJ SI 2 VJET/ 10 VIP-at që u futën në sherr gjatë karantinës (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Shkencëtari Taulant Muka: Po tentohet infektimi masiv i popullatës

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

KALUAN FUNDJAVËN/ Pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass Aktualitet

KALUAN FUNDJAVËN/ Pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT