• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJIHUNI ME 18-VJEÇAREN ELISABETH/ Kush është mbretëresha e ardhshme e Belgjikës (FOTO)
Home
Jetë

NJIHUNI ME 18-VJEÇAREN ELISABETH/ Kush është mbretëresha e ardhshme e Belgjikës (FOTO)

27 May, 2020 s.autor Jetë

Flokë biond, sy të kaltër, dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse. Bukuroshja që shikoni në fotografi është 18 vjeç dhe është mbretëresha e ardhshme e Belgjikës.

Elisabeth, është dukesha e Brabant, apo Lisa siç e thërrasin familjarët, është e para në linjën e trashëgimtarëve të fronit belg, duke qenë vajza e madhe e mbretit Philippe, 60 vjeç dhe e mbretëreshës Mathilde, 47 vjeç.

Pas disa vitesh do të jetë ajo që do të mbajë kurorën, pas ndryshimit të ligjit të bërë në vitin 1991, ku deri më atëherë kurora trashëgohej vetëm nga meshkujt.

Një përgjegjësi e diktuar qysh nga lindja më 25 tetor 2001. Elisabeth është rritur në kështjellën e Laeken, bashkë me dy vëllezërit e vegjël, Gabriel 16 dhe Emmanuel 14 si dhe motrën, princeshën Eleonora 12 vjeç.

E mbajtur larg medias, për herë të parë ajo mbajti një fjalim në moshën 11-vjeçare, gjatë përkujtimit të luftës së Dytë Botërore, duke folur në të treja gjuhët zyrtare të Belgjikës, frëngjisht, flamengo dhe gjermanisht.

Festa e ditëlindjes së saj të 18-të u transmetua nga televizioni kombëtar dhe tashmë që e bija e ka mbushur moshën, duket se mbreti Philipe dëshiron që ta bëjë sa më të pranishme në aktivitetet publike.

Elisabeth është regjistruar në shkollën ushtarake Ecole Royale Militaire në Bryuksel, ku në 31 gusht do të fillojë fakultetin për Shkenca Sociale dhe Ushtarake, gërshetuar me kurse komunikimi, marrëdhënie ndërkombëtari dhe gjeopolitikë.

Është e pasionuar pas pianos dhe është e angazhuar në aktivitete vullnetare për të moshuarit dhe persona me aftësi të kufizuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI MË I RI I INSTAGRAMIT/ Djali 4-vjeçar i Vesës dhe Big Bastës preu flokët dhe tani pret vetëm komplimenta në profilin e tij personal! (FOTO)
Previous article E QUAJTI SKËNDERBEUN SKLLAV/ Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj ish-ministrit të Jashtëm: Turpi ju mbuloftë! (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT