• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Dritan Rreshka, drejtuesi i ri i Prokurorisë së Tiranës
Home
Shqipëri

PROFIL/ Kush është Dritan Rreshka, drejtuesi i ri i Prokurorisë së Tiranës

29 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Paraditen e sotme është emëruar Prokurori i Ri i Tiranës, Dritan Rreshka.

Por kush është?

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2001. Në në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master në të Drejtë Penale në po të njëjtin universitet. Në periudhën 2001- 2004 ka ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin “Magjistrat Prokuror”. Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, në periudhën 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010. Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.

Prej muajit janar të këtij viti ai është zëvendës drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej disa vitesh është ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave. Është çertifikuar nga Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Gjyqësore, në Departamentin e Drejtësisë SHBA si trajner për aftësitë e prezantimit të çështjes në gjyq, duke marre pjesë me cilësinë e ekspertit në trajnimin e studentëve magjistratë për sa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e tekstit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT, Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfitimet shëndetësore të shafranit të freskët
Previous article Ekzekutoi dy vëllezër në Laç, lezhjani ekstradohet nga Londra

Redaktor2

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT