• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZBULIMI”/ Murrizi: Rama-Basha-Meta janë takuar fshehtas në Golem kundër reformës në drejtësi, prandaj reagoi ashpër Yuri Kim
Home
Politikë

“ZBULIMI”/ Murrizi: Rama-Basha-Meta janë takuar fshehtas në Golem kundër reformës në drejtësi, prandaj reagoi ashpër Yuri Kim

27 May, 2020 Delo.autor Politikë

Për kreun e grupit demokrat parlament, Muslim Murrizi, Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem dhe sipas tij ky është motivi që ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se “ka marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi”.

Pikërisht për këtë motiv, sipas Murrizit janë mbledhur Rama, Meta dhe Basha, por duke theksuar se nga reagimi i palëve, veçanërisht nga presidenti, nuk kanë mbetur të gjithë palët të kënaqur.

Deklarata e Murrizit është bërë në Report TV.

Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë.

Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes.

E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan “thikë pas shpine”.

Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.

Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s’do ishte kaq nervoz.

Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.

Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës.

Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zona ka reaguar për këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shokon doktori kontrovers francez: Hoqën ilaçin kundër koronavirusit, sepse kushton pak
Previous article "IA DOLËM ME SUKSES NGA KORONAVIRUSIT"/ Rama: Pak gjëra kanë ngelur pa hapur, ishallah s’po detyrohemi të kthehemi mbrapa

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT