Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Luigi Soreca kanë vizituar mëngjesin e sotëm një pikë grumbullimi prodhimesh bujqësore në qytetin e Lushnjes.
Ai ka inspektuar nga afër prodhimet dhe kushtet e punës në të cilat ushtrojnë aktivitetin punëtorët.
‘Jemi përpara gjithë rajonit me kapacitetet absorbues të fondeve, pasi kemi pasur edhe probleme. Është kjo falë punës tuaj dhe për këtë duhet përgëzuar zhvillimi në sektorin bujqësor’, ka thënë ndër të tjera Rama.
Më tej ai ka shtuar se ‘Cilësia e punës shumë mirë, kur vinin ata të huajt i dukej si në film’.
Sipas Ramës, falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë, historia e famijes nga Zgjana është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian.
#RESPEKT🙏Lushnjë – Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana😊Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian🍓🍅🍉🥦🥝🍆🥬🌶🥕🍒#ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 26. Mai 2020


