• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MIRATOHET HUAJA E FMN-SË/ Denaj: Mundësi për linjë mbrojtjeje të financave publike në rast rreziqesh të tjera
Home
Ekonomi

MIRATOHET HUAJA E FMN-SË/ Denaj: Mundësi për linjë mbrojtjeje të financave publike në rast rreziqesh të tjera

26 May, 2020 s.autor Ekonomi

“Objektivi i përgjithshëm i huasë 190.4 milionë dollarëshe, është sigurimi i një pjese të nevojave për financim të buxhetit të shtetit për vitin 2020, që lidhen me nevojat e shtuara jashtë parashikimeve fillestare, për shkak të goditjes nga COVID-19”, deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Denaj ishte e pranishme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për paraqitjen e projektligjit “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Denaj bëri me dije për komisionin, që objektivi i përgjithshëm i kësaj huaje, afërsisht 190.4 milionë dollarëshe, është sigurimi i një pjese të nevojave për financim të buxhetit të shtetit për vitin 2020, që lidhen me nevojat e shtuara jashtë parashikimeve fillestare, për shkak të goditjes nga COVID-19.

Si argumente mbështetëse të këtij vendimi, Denaj listoi formën e shpejtë të sigurimit të parave të nevojshme, të siguruarit të kësaj huaje në një monedhë të fortë (SDR – special drawning rights), dhe marrjen e kësaj huaje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjë që sipas saj jep mundësi për krijimin e një linje mbrojtjeje të financave publike e të ekonomisë, në rast risqesh të tjera në periudhën në vijim.

Denaj shprehu falënderimet e saj për institucionet ndërkombëtare, FMN-në dhe KE-në, për një instrument të ngjashëm me financimin e shpejtë.

Ministrja e Financave njoftoi komisionin se në fund të qershorit po mendohet një akt i tretë i rishikimit të buxhetit, që mund ta zgjerojë deficitin buxhetor. Ministrja Denaj sqaroi se norma e interesit të kësaj huaje është 4,05% dhe afati i maturimit 3,5-5 vjet.

Komisioni, pas pyetjeve dhe diskutimeve të deputetëve, e miratoi këtë projektligj. Mbledhja u zhvillua përmes platformës Cisco Webex.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA NJË TRUK QË DUHET TA DINI PATJETË TANI QË FILLON PLAZHI/ Ja çfarë duhet të bëni pas depilimit nëse ju irritohet lëkura
Previous article ISHIN BLLOKUAR PËR SHKAK TË PANDEMISË/ Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara

s.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT