• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FINANCIMET/ Çuçi shpjegon skemat mbështetëse të bujqësisë
Home
Ekonomi

FINANCIMET/ Çuçi shpjegon skemat mbështetëse të bujqësisë

26 May, 2020 s.autor Ekonomi

Fermerë në Korçë shprehën ditët e fundit pakënaqësitë e tyre rreth mungesës së informimit për skemat mbështetëse të qeverisë.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pranoi për Euronews Albania problematikën dhe shpjegoi procedurat dhe skemat mbështetëse.Çuçi tha se javën e shkuar janë hapur thirrjet për skemat kombëtare të mbështetjes dhe se ekspertët e Ministrisë do të shkojnë në çdo zonë për të informuar.Krahas kësaj ai shtoi se informimi do të jetë edhe në rrjetet sociale, ndërsa aplikimet online.Skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve këtë vit pritet të jetë e drejtpërdrejtë me subvencionime për investime kryesisht në blegtori dhe bletari.

“Mbështetja do jetë më e lehtë sepse do të bazohet vetëm mbi numrin e krerëve të matrikuluar të bagëtive, rreth 12 mijë lekë për delet ose dhitë dhe 10 mijë lekë për lopët,” – tha më me detaje Çuçi duke treguar më pas edhe për ndryshimet e plastmasëve të serave me 20 për qind rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar të importit të plastmasës në Shqipëri.

Certifikimi i cilësisë së produkteve bujqësore do të jetë gjithashtu objektiv kryesor i mbështetjes së qeverisë këtë vit, ku pritet që shteti të marrë për sipër deri në 50 për qind të kostove të certifikimeve.Çuçi këmbënguli se pjesë e skemës kombëtare janë gjithashtu mbështetjet në agroturizëm dhe se aplikimet do të bëhen vetëm online përmes web-faqes e-albania.Përveç mbështetjes kombëtare, fermerët kanë mundësi të mbështeten edhe nga programi IPARD.Çuçi tregoi se aktualisht po shqyrtohen aplikimet e thirrjes së dytë të këtij programi, i cili pritet të ketë edhe një thirrje tjetër brenda këtij viti.

“Pas thirrjes së parë, vitin e shkuar, në fillim të këtij viti qe bërë thirrja e dytë e programit dhe jemi në fazën e shqyrtimit të aplikimeve, shpresojmë t’i mbyllim sa më shpejt dhe që brenda shtatorit apo tetorit të këtij viti të bëjmë një thirrje të tretë,” – u shpreh Ministri duke theksuar se ky është një lajm i mirë për fermerët, pasi shton mundësitë për të gjetur mbështetje.

Programi IPARD i Bashkimit Evropian mbështet bujqësinë dhe zhvillimin rural duke siguruar asistencë teknike dhe investime për logjistikë në zhvillimin dhe diversifikimin e fermave.Aktualisht, në thirrjen e dytë, pritet që Ministria të shpallë fituesit dhe më pas të lidhë kontrata.Ministri Çuçi tha se fermerët fitues do të lajmërohen individualisht dhe kontratat do të lidhen përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

“Vitet e fundit kemi pasur interes në rritje të atyre që duan të investojnë në bujqësi dhe për këtë presim që në të ardhmen portofoli të jetë më i madh se në thirrjen e parë, që është rreth 52 milionë euro, gjysma e së cilave paguhen përmes IPARD-it,” – tha Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Rama, Basha dhe Meta “ulen” së bashku për birra në lokal
Previous article SHERR ME PARTNERIN/ Nëna monstër përplas fëmijën në tokë... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT