• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EPOKA DIXHITALE/ Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë trajektoren e zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në akumulim njohurish
Home
Politikë

EPOKA DIXHITALE/ Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë trajektoren e zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në akumulim njohurish

26 May, 2020 Delo.autor Politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu mirëpriti pjesëmarrësit e Forumit të Zhvillimit Rajonal (ITU) për Europën.

Sarajevë/Tirana/ Gjenevë/ – Sondazhi i vjetor “Barometri i Ballkanit’ 2020, ende i pabotuar nga RCC- tregon se siç pritej, interneti përdoret gjerësisht për qëllime komunikimi me përhapje të shpejtë në mediat sociale (69%) ndërsa më pak e popullarizuar për edukim (30%) dhe për blerje online (22%).

‘Shërbimet e qeverisë përmes platformave elektronike u përdorën nga vetëm 3% e popullsisë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se më pak se 17% e popullsisë në rajon nuk përdor internet, kryesisht ata të moshës mbi 65+’, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Forumin për Zhvillimin Rajonal për Europën që u mbajt sot online.

Kalimi i detyruar tek zgjidhjet dixhitale për shkak të pandemisë paraqet një ndryshim thelbësor në proceset qeveritare dhe të biznesit, duke lejuar përdorimin më të madh dhe të parashikuar të teknologjive dixhitale për të krijuar mundësi të reja, zgjidhje inovative dhe një sërë rregullash të reja dhe kërkesash të tregut. Është llogaritur që rritja me 10% e indeksit të dixhitalizimit shoqërohet me 0.63% të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

‘Megjithë performancën e përgjithshme të transformimit dixhital të Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit të fundit, hendeku me mesataren e Bashkimit Europian është sërish i lartë. Sipas OECD 50% e familjeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një kompjuter në shtëpi, ndër këta 1/3-ta nuk kanë internet. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të ndryshojnë trajektoren e tyre të zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në atë të akumulimit të njohurive.

Aftësitë dixhitale janë thelbësore për t’iu përgjigjur automatizimit të proceseve të biznesit, kështu që, le të ecim së bashku milje ekstra për të mirën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor’, konkludoi Bregu.

Tashmë rajoni ka filluar përgatitjet për kontekstin post-pandemi përmes përgatitjes së axhendës së transformimit dixhital 2021-2024, që ka për synim krijimin e bazave për hapësirën e vetme dixhitale rajonale dhe përshtatjen e Ballkanit Perëndimor në epokën dixhitale.

Më shumë risi dhe të menduarit jashtë kornizave duhet të zëvendësojnë dhe ti japin formë axhendës rajonale dixhitale.

RCC do të ndihmojë rajonin për të identifikuar boshllëqet e kësaj lidhje në mënyrë që të mbështesë përdorimin më të mirë fondeve të Ballkanit Perëndimor të Investimeve (Korniza e Investimeve (WBIF) në avancimin e investimeve dixhitale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALË E DYTË NGA COVID-19? Pritet rritje e kërkesës për vaksinën e gripit, farmacitë në SHBA mbushin depot
Previous article TAKIMI ME BASHËN/ Flet ambasadorja e SHBA: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda afateve

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT