Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin OPINION ku sipas tij kryeministri Edi Rama i shërben lobit serb në Washington.
Një deklaratë e fortë kjo kur kreu i shtetit akuzon shefin e qerisë së punon për interesat e një shteti tjetër.
“Rama i shërben lobit proserb në Washington. Lobi serb në Washington përdori Ramën për trazira. Këtë e them me bindje dhe këtë do ta provojë koha.
Ai kërkon konflikt. Pse duhet ta shembte Teatrin në atë mënyrë. Lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson perplasja civile dhe destabilizimi ne Shqiperi.
Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur.
SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim.”, tha Meta.
Meta tha se nuk do shtyhen më zgjedhjet edhe nëse opozita refuzon të marrë pjesë.


