• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Bino: Më mirë të sakrifikojmë qejfin se punën. Vendimet i merr qeveria edhe në botë
Home
Sociale

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Bino: Më mirë të sakrifikojmë qejfin se punën. Vendimet i merr qeveria edhe në botë

26 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh në A2 se frika ndaj koronavirusit ekziston ende, ndërsa vatra kryesore vijon të mbetet Tirana.

“Frika ekziston ende dhe ka qarkullim të virusit ende në Tiranë kryesisht. Virusi nuk është zhdukur, nuk është zbehur, por qarkullimi nuk është si në fillim.

Aktualisht, ne kemi Tiranën dhe Durrësit, ndërsa Kruja ka një përmirësim të madh. Vatra kryesore mbetet Tirana për të gjithë vendin.

Gjatë ditëve të javës, ne kemi të bëjmë me një aktivitet të biznesit, ndërsa fundjava nuk ka lidhje me punën. Më mirë të sakrifikojmë nga pikëpamja e qejfit sesa nga pikëpamja e punës”, u shpreh Bino.

Sezoni i plazhit

“Ky është një shqetësim për të gjitha vendet. Grumbullimi nëpër plazhe rrezikon të gjithë Evropën. Duhet të respektohen distancat dhe më pas mund të bëhet plazh. Unë nuk them se nuk duhet shkuar në plazh, por në qoftë se do të ruhen distancat, çdo mjedis është i shëndetshëm.

Udhëzimet shpesh herë nuk zbatohen. Shumë qytetarë të Tiranës kanë shkuar në fundjavë edhe në jug, pavarësisht se kjo nuk lejohet. Kjo gjë nuk duhet të kishte ndodhur”.

Kush i merr vendimet për masat?

“Vendimet e fillimit janë marrë nga komiteti i ekspertëve dhe një pjesë e vendimeve të mëpasshme janë marrë nga komiteti i ekspertëve. Komiteti i ekspertëve nuk merr vendime, por jep sugjerime.

Ekspertët sugjerojnë në bazë të indikatorëve të ndryshëm dhe vendimet i merr qeveria. Ligji jonë parashikonte mbylljen e grumbullimeve, të cilat ishin të parashikuara për pandeminë dhe në këtë moment është zbatuar vetëm ligji”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Cili është “Fronti Demokratik” i presidentit Meta?
Previous article E RËNDË/ Gjendet një person i vdekur në Sarandë, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT