• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURRI IKËN NGA SHTËPIA/ Gruaja: Nuk i dhashë lekë të blinte rrjetë për të kapur zogjtë (RRËFIMI)
Home
Uncategorized

BURRI IKËN NGA SHTËPIA/ Gruaja: Nuk i dhashë lekë të blinte rrjetë për të kapur zogjtë (RRËFIMI)

25 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

35-vjeçarja, Brunilda Neziri rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan vështirësitë ekonomike në familjen e saj. Prej 14 vjetësh ajo është e martuar dhe ka 4 fëmijë. Bashkëshorti për shkak të shëndetit jo të mirë nuk mund të punojë dhe ajo që sjell të ardhura në familje është Brunilda.

Por situata e vështirë ekonomike është bërë shkak që bashkëshorti të braktisë familjen dhe të iki nga shtëpia.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi se ka muaj që bashkëshorti juaj është larguar nga banesa.

Brunilda Neziri: Atij i ngeli hatri.

Mirela Milori: Si filloi e gjitha?

Brunilda Neziri: E gjitha filloi nga rroga ime.

Mirela Milori: Pra ishte dita që more rrogën.

Brunilda Neziri: Po ditën që mora rrogën. Më tha sa lekë ke marrë? 258 mijë lekë, i thashë kam marrë. Mirë tha, 50 po i çojmë tek banka. Unë i kisha marrë 20 mijë lekë zonjës së shtëpisë për bukë, se nuk kisha dhe i thashë po i japim dhe 150 mijë lekë, ndërsa për dritat thashë kismet. Ai tha dua të marr një rrjetë për të kapur zogjtë. Se me ashtu merrej me zogj, kapte zogj që i shistë ditën e shtunë. I thashë nuk kam, vetëm 20 mijë lekë do ngelen, sepse kam dhe borxhe të tjera për të larë, për rrobat e çunit që kam marrë. Atij i mbeti hatri.

Mirela Milori: U zutë pak?

Brunilda Neziri: Jo nuk bëmë llafe në ato momente. Kur të nesërmen, vjen ai në darkë ngrihem që t’i jap bukë dhe nuk hëngri dhe më tha nuk kam nevojë për lekët e tua. Pse i thashë? Nuk do të jetosh me ne? Si është kjo? Jo nuk dua të ha lekun tënd- më tha. Ditën e shtunë unë shkova tek njerëzit e mi, të dielën kur kthehem, ky nuk erdhi në shtëpi atë natë. Kam ndenjur deri në orën 1 e 30 duke e pritur dhe nuk erdhi.

Mirela Milori: Nuk u kthye në shtëpi atë natë?

Brunilda Neziri: Nuk u kthye në shtëpi. Kishte ardhur të nesërmen në mëngjes edhe pyes fëmijët. A erdhi babi? Po thanë është tek lokali, po rri atje. Mirë i thashë po erdhi babi thoji që të pret mami mbasdite, të më presë në shtëpi. I kishte thënë çuni i madh. Mirë i kishte thënë ai, do vij sa të takoj një shok. Erdhi ai. Hë çfarë ke-më tha? I thashë si e ke vendosur ti? Të jetosh me familjen apo…? Jo tha, unë do iki dhe do të lë dhe ty rehat. E sigurt është kjo i thashë? Po tha. Mirë nëse e ke vendosur, bëj çfarë të duash, por nuk e ke mirë kështu.

Mirela Milori: Edhe iku?

Brunilda Neziri: Po më iku. Mori rrobat dhe iku.

Mirela Milori: Ke folur me më të, jeni takuar?

Brunilda Neziri: Më erdhi një ditë në shtëpi, po unë nga nervat, nga acarimet që kisha, e mora e përzura. I thashë çfarë kërkon? Tha erdha të takoj kalamajtë. I thashë kalamajtë nëse do, takoji jashtë. Unë nuk të ndaloj nga fëmijët se je babai i tyre, por këtu brenda nuk ke punë. Ai iku dhe as me kalamajtë nuk foli./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Qytetet që vijojnë të jenë problematike në Shqipëri
Previous article COVID-19/ Kompanitë e ilaçeve refuzuan vaksinën për koronaviruset në 2017

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT