Deputeti Lefter Maliqi ka postuar disa foto nga rinia e tij ku tregon muskujt. Në një shënim në facebook teksa poston fotot, Maliqi e quan kryeministrin Rama një lider autoritar.
“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt. Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë.
Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen. Te mos ishin ngjyrat si do percaktoheshin skuadrat, logot, medaljet, simbolet e tifozeve?
Te mos ishte muzika asnje zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike, koreografi apo thjeshte ski. Sporti e arti jane dy gjuhe universale qe hapin e japin mundesi te pafundme per tu shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht.
Po ti i dashur armik nuk njeh asnjerin zhaner ,prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavaresi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat. My way or the highway””, shkruan Maliqi në postimin e tij. (TemA)






