• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRBALLJA LIVE NË EMISION/ Gruaja: Ai ishte akoma i padivorcuar, por më premtoi…
Home
Sociale

PËRBALLJA LIVE NË EMISION/ Gruaja: Ai ishte akoma i padivorcuar, por më premtoi…

24 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Seanca e ndërmjetësimit, në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit dy kushërinjtë.

Shpresa kishte thirrur në studion djalin e xhaxhait dhe tregoi se ai ishte bërë shkaktar i martesës së saj në qytet. Personi me të cilin ajo do martohej ishte ende i padivorcuar, por ai i kishte premtuar se do ndahej dhe do bënin celebrimin sëbashku. Por asnjë nga premtimet e tij nuk u realizua.

Shpresa: Jetoj dhe punoj në Tiranë prej 4 vitesh, pas një histori shumë të gjatë që erdhën punët deri këtu. Kam dhe një fëmijë që kujdesem për të, vetëm më një rrogë timen dhe jetoj në shtëpi me qira, pas një kalvari mundimesh që erdhi jeta ime. Unë kam lindur në një fshat të Rëshenit, në Mirditë, fshati është Bardhaj. Kemi jetuar dhe punuar në fshat si të gjitha shoqet e mia. Do punoje të gjitha punët e fshatit, bagëtinë, bujqësinë, do kujdeseshe për prindërit.

Gjok: Shpresa më fal, me vuajtjet e tua bashkohemi të gjithë, e dimë çfarë vuajtjesh ke patur.

Shpresa: Po nuk po i hedhim poshtë kushtet, se njeriu në ato kushte ku lind, ato mundësi që prindi ka patur ja ka krijuar. Unë s’kam patur dhe vëllezër dhe mundi im ishte dyfish, i motrës sime, bënim të gjitha punët e fshatit.

Gjok: Dua të pyes pse më ke sjellë këtu?

Shpresa: Unë ta kam thërritur këtu, se historia që unë do tregoj tani, kalvari i mundimeve të mia, i jetës time të vështirë aty ka filluar. Historia ime ka nisur tek ty. Ti e di shumë mirë që motra jote Sofika, bashkë me kunatën e saj në Tiranë Dilën. Burri i Dilës që e kishte shok të ngushtë, personin në fjalë, që na e solli ne, na e prezantoi. Zonja Eni, se në fshat atje ku ishim ne nuk kishe mundësi, pavarësisht se prindërit kishin dëshirë që ne të martoheshim.

Eni Çobani: S’kishit mundësi që të martoheshit!

Shpresa: Nuk kishim mundësi që ta takonim një person dhe punët bëheshin vetëm me shkuesi.

Gjok: Unë them që ata janë shkuesit, që të sollën personin.

Shpresa: Po ishin shkuesit, por ti e ke ditur për gjithçka, se të gjitha takimet, premtimet janë bërë në prezencën tuaj.

Eni Çobani: Pra Gjoka për ju çfarë sinjifikon, vëllain e madh? Se ju jeni 5 motra apo jo? Jeni motra pa vëlla.

Shpresa: Ai është vëllai i madh, i të gjithëve. Ti je vëllai i madh, je vëllai i motrave të mia, vëllai i motrave të tua. Na ke hapur derën e shtëpisë, na ke nxjerrë nuse dhe motrën time, ti e di shumë mirë. Pasi prindërit e mi na vdiqën, pasi u martova unë babai im pësoi hemoragji celebrale dhe vdiq shumë shpejt, pastaj vdiq edhe nëna. Shtëpia u mbyll. Fejesa u bë, takuam personin, premtimet u bënë.

Eni Çobani: Shpresa për çfarë premtimesh bëhet fjalë?

Shpresa: Erdhën ata personat dhe thanë meqënëse ishte akoma i padivorcuar, ai kishte kohë që jetonte vetëm, edhe i kishte thënë që dua të krijoj një jetë familjare, dua të kem një njeri për shtëpi.

Eni Çobani: Pra zotëria i padivorcuar akoma kërkon të lidhë martesë me dikë?

Shpresa: Po se do ta arrinte ta bënte atë punë!

Eni Çobani: Por ti e dije fare mirë që s’mund të të martonte ligjërisht, se nuk ishte divorcuar?

Shpresa: Po, por më premtuan këta mua!

Ardit Gjebrea: Po çfarë të premtuan?

Shpresa: Më premtuan që ai di të vërë kurorë, do bëjë celebrimin, do jetoj si princeshë, do jetoj në shtëpi. Ato unë nuk i preka kurrë./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Pse Shqipëria, Greqia dhe Rumania kanë pasur më pak pasoja nga COVID 19?
Previous article REAGON ASHPËR PAS SULMIT TË XHENSILA PERES/ Alesia Bami: Emri im të shërbeu... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT