• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEATRI”/ Të pashpjegueshmet e Budinajve: Si u shfaqën, ç’duan të bëjnë dhe a munden dot?
Home
Sociale

“TEATRI”/ Të pashpjegueshmet e Budinajve: Si u shfaqën, ç’duan të bëjnë dhe a munden dot?

23 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Grupimi Aleanca për Teatrin po qartësohet dita-ditës si një produkt politik, por pa qenë e sigurt të thuhet se si e tillë ka qenë që në krye të herës, pra e kamufluar me arsye thjesht artistike, apo si të tillë e shndërruan zhvillimet. Ajo kalamendet mes PD dhe Metës, dy pole opozitare, ku paradoksi, njëherësh drama e së parës, qëndron në faktin se ka varur shpresat te i dyti. Si një parti e falimentuar politikisht në 7 vite opozitë, ajo mbahet në jetë me respiratorin e Presidencës.

Dhe te Aleanca për Teatrin dallojnë dy emra në krye të saj, dy vëllezër, Budinajt, Edmondi dhe Roberti, të cilët u shfaqen në oborrin e TK-së njëri pas tjetrit, si pa u kuptuar, e tashmë, veç lidershipit me natyrë artistike po bëjnë dhe atë të natyrës politike.

Ato po shpalosin së fundi synimet e tyre revolucionare, e kjo pasi dështan të ndalin rrafshimin e godinës së vjetër të TK-së, duke instaluar në gjuhë, krejt fjalë për fjalë, fjalorin klasik sa të Metës e sa të PD-së. Vetë ata, që të dy, kanë një boshësi të lemerisshme të aftësisë artikuluese, si artistike e si politike, ku, edhe pse vijnë nga bota e artit, reflektojnë dhe një nivel keqardhës kulturor, së paku për kauzën që përfaqësojnë dhe në komunikim me publikun. Kjo i bën ata, siç dhe duket, aktorë të dështuar në një lojë politike, për shkak të një mungese talenti e aftësie imponuese te publiku.

Në gjithë ligjërimin e tyre qyshse u shfaqën në tribunën e rezistencës kundër prishjes së TK, prej tyre nuk mbetet asgjë në kujtesë, prej asaj që skalit natyrshëm teza e fraza, të cilat shërbëjnë si lejtmovive të një kuaze. Vëreni: edhe pse lufta e tyre me Ramën duhej të qe dhe një sfidë artistike e intelektuale, për shkak të ndodhjes në një domen të përbashkët, atij të artit, jo Mondi por Roberti, ka zgjedhur t’i thotë rrugaç atij që është kryeminstër dhe është mandatuar me votë për të qenë i tillë, pra kaluar në një garë, jo vetëm në një por në shumë sosh. Duhet të jetë jo diktaturë por një demokraci joshëse kjo që njeri, për më tepër pa ndonjë status special në shoqëri, i pamandatuar nga ndokush për kauzën e tij, por krejt në të drejtën e tij ta urrejë e ta luftojë të parin e qeverisë, t’i thotë publikisht rrugaç, pa asnjë droje, qoftë dhe etike.

Edhe për Budinajt, është ende e paqartë nëse janë përfshirë te kuaza e “Teatrit” si agjentë politikë apo se iu qasën thjesht artistikisht. Kjo e dyta do ishte më e natyrshme, ndonëse ka pikëpyetje të shumta. Kjo për faktin se askush prej tyre s’është figurë ikonike i filmit apo e teatrit. E kjo e bën më të diskutueshme protagonizmin e tyre, për të qenë pikërisht ata udhëheqësia e një lëvizjeje më sfond artistiko-trashigimoro-nostalgjik. Mund të qenë ushtarë por jo komandantë të saj.

Edmond Budina, një aktor i roleve të dyta, në film e teatër, ka vetëm një moment politik në 30 vite, atë të të qënit në radhën e parë të themeluesve të PD-së. Por vetëm kaq. Ç’prej atëherë ai ka qenë vetëm një emër, e jo një fenomen, si dhjetra bashkëthemelues të tjerë, emra që bën dhe histori personale, si atë kohë e si më vonë. Sa herë është trajtuar apo diskutuar mbi Dhjetorin ’90, emri i Edmond Budinës pothuajse ka qenë inekzistent si gjurmëlënës. Ndërsa Roberti s’ka pothuajse asnjë protagonizëm tej atij të një regjisori, që duhet thënë, i mungon ajo famë, ai prestigj, ai emër miklues, për t’ja bërë më të besueshme kauzën.

E tani që po rrëshqasin në politikë, duke patur që të dy diçka prej Monike në artikulim politik, sigurisht dhe nga Meta e Basha, protagonizimi i tyre bëhet dhe më i pashpjegueshëm. Gjithnjë nëse kjo që po ndodh me ta është e natyrshme dhe jo një skemë okulte e vënë në zbatim në ridaljen e çështjes së Teatrit Kombëtar këtu e dy vjet e gjysmë më parë.

Ata tashmë duan ta bëjnë atë që shoqëria mund ta kërkojë, pra, një zë ndryshe, fytyra ndryshe, frymë ndryshe, por që Budinajt janë mjaft larg kësaj, gati pa asnjë lidhje me këtë lloj perspektive. Jo thjesht se kanë huazuar fjalor të rëndomtë opozitar, porse të dhënat e inteligjencës së tyre nuk plotësojnë asnjë kriter për të qenë frymëzues të një ere të re ndryshimi. Kanë një mangësi të lindur për lidership dhe e gjitha çfarë po ndodh me ta është në përputhje dhe me kualitetin e tyre në produktin artistik; aspak historik!

Duhet të kesh bërë histori diku, në një drejtim të caktuar, si provë a bindje se mund ta bësh atë dhe në politikë.

Megjithatë, ka diçka pozitive në rendjen e tyre për protagonizëm politik; ajo që duan ta provojnë. Dhe bëjnë mirë të provojnë. E kanë të nevojshme t’i vënë vetes një çmim elektoral. Kjo do i shpëtonte nga të qënit dhe të vetëgënjyer në bindjen delirante se janë ata profetët e ndryshimit.

Nuk e di si mund të ndodhë kjo kur frymëzimin bazë e ke nga Ilir Meta! /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI NA HETUSIA/ Biseda e Maks Velos me Fadil Paçramin: Mbrojeni xhaminë e Tiranës
Previous article SI U PËRHAP AQ SHPEJT KORONAVIRUSI? Ja burimi i 80% të infektuarve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT