• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NAMAZI I BARJAMIT DO TË FALET NË XHAMI/ Gurra: Ramazan i trishtë, zonat e gjelbra ta falin në sheshe
Home
Sociale

NAMAZI I BARJAMIT DO TË FALET NË XHAMI/ Gurra: Ramazan i trishtë, zonat e gjelbra ta falin në sheshe

23 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Falja e Namazit të Fitër Bajramit do të falet në xhami dhe jo në sheshet e qytetit. Ka qenë ky vendimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në kuadër të masave për parandalimin e Covid19.

Situata e krijuar nga Covid-19 ka detyruar besimtarët mysliman të mos e falin namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”, por ta falin atë në të gjitha xhamitë e vendit tonë.

Por si është pritur ky vendim nga besimtarë

“Është një masë që është marrë nga komuniteti mysliman, ata e kanë parë kështu të nevojshme ta bëjnë, nuk ka diçka që do duhet të diskutohet për më tepër. Nuk ka asnjë dyshim Fitër Bajrami është Fitër Bajrami kështu që ndryshimi i vendit nuk përbën asgjë në lidhje me satisfaksionin shpirtëror që mund të marri një besimtar. Besimtari si në rrugë si në xhami gjithsesi atë satisfaksion shpirtëror që ka marrë e ka marrë nga Ramazani”, u shpreh një nga besimtarët mysliman.

Vetëm pak orë para kremtimit të kësaj feste kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Fitër Bajramin, ndërsa ka një falenderim për punonjësit e shëndetësisë që ishin në vijën e parë të zjarrit në luftën anti-COVID.

“Nesër është Fitër Bajrami dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar e për shumë vjet. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë bajrami në familjet tuaja! Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar. Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që punuan me përkushtim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të prekur nga pandemia”,  u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

 Nga ana tjetër teksa falja e fitër Bajramit krijoi paqartësi lidhur me mënyrën se si do të zhvillohej , kryeministri Edi Rama lajmëroi se dita e djelë që përkon dhe me këtë festë do të shënojë dhe hapjen e xhamive ndonëse nën një protokoll të rreptë sigurie.

Lidhur me këtë vendim ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një prononcim për ReportTV u se  besimtarët myslimanë në Shqipëri, përjashto ato që janë në zonat e kuqe, duhet ta falin Bajramin në sheshe e jo në xhami, sigurisht duke respektuar masat e sigurisë.

“Deri në këto momente Bajrami në zonat e kuqe do të falet në Xhami. Kryeministri ka thënë se nga nesër brenda parametrave, në zonat e kuqe, Bajrami të falet në Xhami. Do ishte mirë që Bajrami në zonat e gjelbra të falej në hapësirat publike siç është falur çdo vit. Sigurisht duke respektuar me rigorozitet masat e higjienës.”- u shpreh ish myftiu i Tranës, Ylli Gurra.

 Për kryebashkikaun Veliaj  pavarësisht se falja në sheshe do të mungojë, sipas tij bashkia është angazhuar që kjo festë të festohet në të gjithë familjet.

“U jam mirënjohës të gjithë vëllezërve dhe motrave që drejtojnë komunitetin mysliman. Kanë drejtuar ndoshta muajin më të jashtëzakonshëm dhe më të çuditshëm të Ramazanit, në një kohë kur është dashur të ruajmë distancën, të mbyllen faljet në xhami. E kanë bërë këtë me kaq shumë dinjitet dhe fisnikëri, pa e humbur misionin, se shërbesa dhe solidariteti me njëri-tjetrin, janë realisht shpirti i kësaj sakrifice. Uroj të gjithë besimtarët që Zoti t’ua pranojë sakrificën. Gëzuar festën e Bajramit dhe dhëntë Zoti që vitin tjetër edhe adetet, faljen iftaret t’i bëjmë siç duhet,”- u shpreh kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Fitër Bajrami është një festë me shumë vlerë për të gjithë besimtarët mysliman pasi kremtimi i saj vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Falja e namazit të Bajramit do të mbahet në orën 6:00 të mëngjesit të së dielës në të gjithë xhamitë e vendit dhe jo në sheshe siç është bërë traditë kjo për shkak të situatës së krijuar nga Covid19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META "ARRATISET" NGA DEBATET E KARANTINA E RAMËS/ "Një e shtunë në Vishnje, plot diell, relaks dhe reflektim"
Previous article U VRA NGA MAFIA PARA 28 VITESH/ Prokurori amerikan: Shqipërisë i duhen njerëz si Falcone, të mbrojë interesin publik para politikës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT