• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E TEATRIT/ Karikaturisti Kapexhiu: Egërsira që sulen drejt njerëzve, ideja e Ramës për ta ndërtuar diku tjetër, perversitet
Home
Sociale

SHEMBJA E TEATRIT/ Karikaturisti Kapexhiu: Egërsira që sulen drejt njerëzve, ideja e Ramës për ta ndërtuar diku tjetër, perversitet

22 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu e konsideron prishjen e teatrit si një tradhti dhe ajo që u bë me artistët egërsi.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Kapexhiu u shpreh se për prishjen e Teatrit duhet të ishin konsultuar me artistët edhe me atë që ishin pro edhe me ata që ishin kundër dhe më pas të vendosej.

Kapexhiu foli edhe për prapaskena, ku në zyrat e partisë u sajuan dy lista, kundra dhe pro shembjes.

Bujar Kapexhiu: Kjo që ndodhi është një nga shëmtitë e radhës që ka ndodhur në këto 30 vjet demokraci. Të shumta kanë qenë, por kjo i vuri vulën. 

Kjo ndodhi në mënyrë shumë të beftë. E bënë në pabesi. Ishte një tradhti. Pse? Në momentin që ishin krijuar mendime ndryshe ndërhynë ndërkombëtarët.  Ndërkombëtarët ndërhynë për të bërë një tjetër bisedë, për të hyrë në një marrëveshje mes artistëve që ishin pro dhe kundër. Artistët duhet të kishin vendosur nëse duhej prishur apo nuk duhej prishur. Duhej ndërtuar apo diku tjetër. 

Në zyrat e partisë u sajuan dy lista, kundra dhe pro. Në momentin e fundit kur u shpall lista pro shembjes, filluan të dalin zëra që ne nuk kemi firmosur për shembje. Kur filloi të rrudhosej lista, se njerëzit po largoheshin dhe do të mbeteshin shumë pak dhe emrat e vërtetë do të largoheshin nga kjo listë  aty u trembën dhe thanë: Meqë dhe lista po shembet, ne të shembim teatrin. 

Në mënyrë makabre, një trajtim shtazarak, egërsira që sulen drejt njerëzve. Në mënyrën më të papërshtatshme, polici  nga të gjitha llojet. Aty ishin një grup artistësh, të cilët në mes të ditës mund të shkohej dhe të nxirreshin jashtë. 

Paturpësia më e madhe është kur dalin shefat dhe thonë që nuk ka patur dhunë. Kjo ishte sulmi, kjo ishte goditja pastaj vinte vrasja. Aty kishte edhe njerëz me armë. 

Pse e bënë befasisht? Pse nuk na mblodhën ne artistët dhe të vendosnin. Ndoshta ata që ishin kundër shembjes mund të bindeshin nga inteligjenca e grupit tjetër, nga argumentimit dhe ne mund të thonim, po, le të prishet. Ne çdo ditë bisedonim me njëri tjetrin dhe bisedonim pse duhet të jesh kundër dhe pse pro.  Në mënyrë publike ne të diskutonim, kush janë të mirat dhe kush janë të këqijat, pse duhet të ndërtohet një teatër këtu dhe pse jo diku tjetër. 

Idenë e kryeministrit për ta rindërtuar Teatrin diku tjetër dhe në shërbim të fëmijëve, Bujar Kapexhiu e quan perversitet.

Bujar Kapexhiu: Plani i qeverisë për ta ndërtuar këtë godinë në një vend tjetër. Është perversitet, është absurditet për tu tallur me artistët dhe qytetarët. Absurditeti fillon këtu: Ndërtohet në 2020 një arkitekturë që këta e quajnë fashiste, për fëmijët, që fëmijët e duan modernen. Parlamenti shqiptar i atyre burrave të mençur dhe dinjitoz u bë teatër kukullash. Kjo nuk është nga mosdija, por qëllimisht.  Atë ndërtesë që kërkon ta ndërtojë për fëmijët ta ndërtojë aty ku ka qenë, siç ishte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E TEATRIT/ Robert Budina kërcënon Ramën: Do t’i sjellim njerëzit para shtëpisë dhe Kryeministrisë zoti rrugaç
Previous article "MË DEL DJALI NË ËNDËRR DHE MË THOTË: O BA ÇA BËRE PËR MUA"/ Rrëfimi prekës i babait që humbi djalin në aksident

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT