Shefi i Grupit Parlamentar Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetet sociale ka përshëndetur emërimin e Knut Flackenstain si këshilltar i kryeparlamentarit Gramoz Ruci.
Balla i ka uruar Fleckenstenit kthimin në Shqipëri, duke shtuar se së bashku me zyrtarët e BE, Shqipëria do të mund të hyjë në familjen europiane.
Postimi i Taulant Ballës:
Mirë se u ktheve Knut Fleckeinstein. Duke punuar së bashku me e duke na këshilluar për të përmbushur detyrat tona të anëtarësimit në BE.
Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtuar që të punojë ngushtë, të aprovojë dhe të zbatojë reformat në koordinim me partnerët tanë kryesorë si SHBA dhe BE dhe sidomos me ambasadën amerikane në Tiranë.