• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET SIPAS SISTEMIT DANEZ/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur
Home
Politikë

ZGJEDHJET SIPAS SISTEMIT DANEZ/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

21 May, 2020 s.autor Politikë

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.

Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Zonja Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

 

Në fakt deri më tani Ambasada Amerikane nuk ka, bërë asnjë koment mbështetës apo refuzues të asaj çfarë ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.

Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.

Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se zonja Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANASTIRLIU PUBLIKON MESAZHIN E MISSIT SHQIPTAR PËR COVID/ Valbona Selimllari: Le ta shohim hapjen me pozitivitet, kujdesi nuk është asnjëherë...
Previous article "NE ARTISTËVE NA KANË SHUMËZUAR ME ZERO"/ Julian Deda tregon zemërimin: Janë shtazë dhe kafshë totalisht se ne po japim shpirtin për të kënaqur njerzit

s.autor

Postime të ngjashme

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT