Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e missit të parë në Shqipëri Valbona Selimllarit, e cila bën thirrje për të treguar kujdes që Covid-19 të mos përhapet.
Selimllari deklaron se derisa të ketë një vaksinë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri, pasi vetëm kështu arrijmë të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen.
‘Le ta shohim hapjen me pozitivitet por edhe me përgjegjësi të shtuar, duke mos harruar se duhet të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rregullat, si higjiena personale, larja e duarve shpesh, distanca mes njëri-tjetrit, të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.
Derisa të ketë një vaksinë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri. Vetëm kështu arrijmë të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt’, shprehet Selimllari.
"Le ta shohim hapjen me pozitivitet por edhe me përgjegjësi të shtuar, duke mos harruar se duhet të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rregullat, si higjiena personale, larja e duarve shpesh, distanca mes njëri-tjetrit, të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë" Ju lutem dëgjoni apelin e Valbona Selimllarit. #BashkëKundërCOVID19
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 20. Mai 2020


