• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A i vret pirja e alkoolit qelizat e trurit?
Home
Shëndet

A i vret pirja e alkoolit qelizat e trurit?

27 October, 2017 F.autor Shëndet

Vëzhgoni dikë pasi ka kthyer disa gota, dhe do të gjeni prova të qarta se alkooli u bën diçka trurit të tyre. Ata pengohen, deformojnë fjalët, humbin kontrollin e emocioneve të tyre, si dhe harrojnë gjëra. Disa njerëz janë përpjekur ta shpjegojnë këtë sjellje me vdekjen e qelizave të shkaktuar nga alkooli. Shpesh, kjo është etiketuar si aksuimë:“Tre birra vrasin 10.000 qeliza të trurit!”.
Por a është kjo e vërtetë? Jo. Por alkooli dëmton disa nga 86 miliardë qelizat e trurit ose neuronet, të cilat dërgojnë mesazhe elektrike dhe kimike brenda trurit, dhe midis këtij të fundit dhe pjesëve të tjera të trupit.
Alkool etilik (ai që gjendet zakonisht në pijet alkoolike, i njohur ndryshe si etanol) mund të vrasë qeliza dhe mikroorganizma. Kjo e bën atë një antiseptik efektiv. Fatmirësisht, kur ju konsumoni pije alkoolike, trupi përpiqet të mos lejojë që i gjithë etanoli të shëtisë vërdallë në mënyrë të pakontrolluar. Enzimat në mëlçi e konvertojnë fillimisht alkoolin në acetaldehid (që është shumë toksik) dhe më pas në acetat, që shpërbëhet në ujë e dioksid karboni dhe kështu eliminohet nga trupi juaj.
Nëse jeni duke konsumuar pije më shpejt nga sa mund të përballojë mëlçia juaj, teprica e alkoolit kalon në gjak dhe udhëton përmes trupit, derisa të mund të përpunohet. Kur alkooli mbërrin në tru, nuk do të vrasë qelizat. Ai pengon komunikimin mes dendriteve ose lidhjeve bronkiale në skajet e neuroneve, të cilat dërgojnë dhe marrin informacion ndërmjet neuroneve në trurin i vogël, një pjesë e sistemit nervor e përfshirë në koordinimin motorik. Ky komunikim i dobët rezulton në disa nga efekte anësore tipike të dehjes.
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit zbuluan se alkooli, edhe kur shkon direkt tek neuronet, nuk i vret ato.
Ai vetëm ndërhyn tek mënyra se si ato transmetojnë informacionin.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit kanë treguar se alkooli bën që receptorë të caktuar tek neuronet të prodhojnë steroide, të cilat nga ana e tyre pengojnë formimin e kujtesës.

Disa alkolikë mund të përjetojë vdekjen e neuroneve si pjesë e një çrregullimi të trurit që quhet sindromi Vernike-Korsakof. Në këto raste, provat sërish sugjerojnë se sëmundja dhe vdekja e qelizave nuk shkaktohet nga vetë alkooli, por nga mungesa e B1 (ose tiaminës) dhe kequshqyerja e përgjithshme, që shpesh shkon dorë për dore me alkoolizmin.
Për njerëzit që pijnë në mënyrë të moderuar, një numër studimesh i 15 viteve të fundit sugjeron se larg nga vrasja e qelizave të trurit, konsumi i ndonjë gote është i lidhur në fakt me një rrezik të reduktuar të rënies së aftësive njohëse dhe sklerozës. /bota.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSTAT/ Ja sa shpesh udhëtojnë shqiptarët me linjat ajrore
Previous article Planeti që të lë PA FRYME: Niseni fundjavën me këto foto

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT