• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U HARXHUAN 6 MILIONË EURO”/ Rama: Pllakat e Piramidës shkuan në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta apo për tualetet
Home
Politikë

“U HARXHUAN 6 MILIONË EURO”/ Rama: Pllakat e Piramidës shkuan në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta apo për tualetet

21 May, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitën për qeverinë e kaluar dhe projektin për Piramidën, për të cilën sipas tij u harxhuan 6 milionë euro.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se pasi u shqepën pllakat e Piramidës shkuan për shtëpitë e dyta në brigjet e Adriatikut apo për tualetet në zonën e Kodrës së Diellit.

“Piramida nuk e ka këtë mundësi për t’u bërë teatri. Nuk u në as ajo, as ai. Teatri tek piramida. Nuk u realizuan projektet imagjinare me miliona. Si tek Ledi Makbeth. 6 milion euro të investuara tek Piramida. Të investuara pa problem dhe pa zhurmë. Bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komedive franceze kishin punë të tjera më të rëndësishme. Rezultati; u vunë ca shkalë hekuri dhe si për çudi u zhvesh piramida. Pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta. Apo në kodrat e diellit për tualetet e reja në Kodrën e Diellit të elitës. Ky është një moment fantastik për të përsëritur Shekspirin; budallallëku dhe çmendura janë sëmundje që të kapin shumë shpejt, o njeri. Kur i dëgjon, mos mendo se ça kanë thënë për ta, por ça kanë bërë ata. Ata që dilnin poshtë tek banderola, ishin Robert Ndrenika: jam kundër. Viktor Zhusti; jam kundër, Altin Basha: Jam Kundër. Ti nuk kishte nevojë fare që të dëgjoje të tjerët. Ata janë në pritje të ndërtimit të teatri të ri. Kadri Roshi që na sheh nga lart thotë; “Eh mor qënër, qen bir qenesh”. Ai e ka lënë amanet me fjalët e veta ndërtimin e një teatri të ri. Kur them ju, se kam me ju këtu. Se ju nuk e dini se nuk e dini. Por e kam me ata të tjerët jashtë.

Ndërhyn nga salla Gjyzi: I ke blerë.

Rama: Në këtë vend blihet kushdo, edhe nëse quhet Robert Ndrenika. Vetëm Basha dhe Monika jo. Të shplash teatrin nga poshtë lart e lart poshtë, je në barrikadën e rezistencës, e qëndresës. Shifini dhe thoni; ky që flet kush është?! Larg qoftë të them unë se plaku dixhital nuk e do teatrin, ai është dramaturg.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër me funksion tjetër
Previous article AKUZAT PËR TEATRIN/ Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT