• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUR NJERIU E KALON TË KEQEN E HARRON SHPEJT”/ Rama: Nuk jam shumë i zoti për konsensus, jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për to
Home
Politikë

“KUR NJERIU E KALON TË KEQEN E HARRON SHPEJT”/ Rama: Nuk jam shumë i zoti për konsensus, jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për to

21 May, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në parlament për teatrin, opozitën dhe situatën politike. Nuk kanë munguar ironitë për kryedemokratin Basha dhe kundërshtarët politikë. Rama tha se nuk është shumë i zoti për konsensus dhe se është i politikës së bindjeve dhe të luftës për bindjet.

“Kur njeriu e kalon të keqen e harron shpejt. Kur përballet me të keqen, ka prirjen të mendojë se e keqja që kishte përballë nuk ia vlente. Ka kaluar një fazë dhe unë jam i bindur se në të gjitha rastet kur të kujtohet kjo, të gjithë ata që zgjedhin të dëgjojnë njerëzit e duhur, zgjedhin të lexojnë fjalët e duhura, do të respektojnë çfarë ne kemi bërë.

Sigurisht do të hapemi, do të hapemi por jo si tek Teatri, si tek Teatri kur papritur u turr turma si sheshi tek përsheshi. Turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej 2 vitesh e gjysmë atë godinë si kështjellën prej ku do të organizonte sulmin final mbi regjimin. Mirëpo çdo njeri ka një dobësi dhe dobësitë njerëzore dalin me shpirtin dhe kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tani më ke triumfuar dhe hap sytë e sheh që kalaja ka rënë ka shumë dhimbje, ka dëshpërim. Dhe është një dëshpërim i pangushëllueshëm sepse ngushëllohet dëshpërimi i atij dhe atyre që humb në një betejë kur kanë përcaktuar rrugën dhe objektin por jo i atyre që kanë zgjedhur një betejë në rrugën e gabuar dhe godinën e gabuar se nuk po shtoj me kundërshtarët e gabuar. Habitem si nuk na keni njohur akoma se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Dikush më çoi një mesazh dhe më tha mirë që nuk u lodhe por nuk u mërzite 21 vjet dhe nuk iu ndave deri sa e prishe. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as nuk rri në politikë për të kapur ça të kap por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet. Duke u kthyer tek dhimbjet ia vlen që të flitet sepse dikush që nuk ka lidhje fare”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR TEATRIN/ Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës
Previous article TEATRI/ Rama: Investitori i familjes Berisha më erdhi në zyrë, ja ç'donte të bënte te trualli i Teatrit Kombëtar

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT