Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj sot interesimit të mediave, në lidhje me aktualitetin politik.
Ai u shpreh se me kërkesën drejtuar opozitës jashtëparlamentare për të marrë pjesë në dy mbledhjet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore vlerësonte “faktin që këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjithë ata që e duan dhe i duan të mirën Shqipërisë. Cdo lloj debati duhet të diskutohet brenda insitucioneve”.
Sa për cështjen e Teatrit, Balla u shpreh se qytetarët shqiptarë do kenë një teatër të ri sic e meriton Tirana e vitit 2020, teksa shigjetoi kreun e PD, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se nuk e kanë hallin te teatri.
“Biem të gjithë dakord se mbarsja me kaq shuëm zell e cështjes së teatrit që ka 20 vjet që diskutohet të ndërtohet dhe më në fund ne jemi gati t’ju tregojmë shqiptarëve një teatër sic i ka hije, për të gjithë ata që qajnë ditën e qeshin natën sikur iu dhëmb shpirti për teatrin dua t’ju them se ish-godina ishte kazermë ushtarake për pushtuesit italianë dhe nuk na bënte nder në Tiranën e vitit 2020. Të gjithë e dinë se nëse do dëgjonim Saliun, Lana do ishte me kjoska, para 3-4 vitesh dilej me pistoleta kundër ndërtimit të këndit të lojrave, nëpastaj për stadimin, për bulevardin. Këta këtë punë kanë”,- tha ai.
Sa për zhvillimin e një referendumi para prishjes së Teatrit Kombëtar, Balla tha se nuk është depozituar kurrë një kërkesë e tillë. Ai shtoi po ashtu se në demokraci populli zgjedh të qeveriset me përfaqësues.
“Në demokraci populli qeveriset me përfaqësim, më 30 qershor është mandatuar këshilli bashkiak, në 2017 u votua për këtë qeveri për të drejtuar vendin nëse do të kishte pasur kërkesë për referendum duhej të depozitohej dhe të zbatonte kriteret…
Shqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, do kishin fjetur në teatër ata, por nuk e kanë aty hallin. Demokracia është një nga gjetjet më të mira që ka gjetur njerëzimi. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të dëgjojë. Ne festojmë 100 vjetorin e Tiranës. Tirana cdo ditë po ndryshon dhe po stoliset më ndërtime që i bëjnë nder”.


