• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA TË NJEJTA ME PRESIDENTIN META/ Regjizori Budina: Heshtja e trupës diplomatike, dakordësi për të ricikluar paratë e pista
Home
Sociale

AKUZA TË NJEJTA ME PRESIDENTIN META/ Regjizori Budina: Heshtja e trupës diplomatike, dakordësi për të ricikluar paratë e pista

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Regjisori Edmond Budina ka folur me tone mjaft të forta sot në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, Budina shigjetoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaratat e të cilit i cilësoi të turpshme.

“Në mënyrë të turpshme dy ditë më parë kryebashkiaku tha të ruajmë pasurinë kombëtare…se për Teatrin do flasim nga vjeshta…por për dy ditë u harruan të gjitha.

Erdhen e shemben duke varrosur kostume, piktura, bashkë më zërin e Naim Frashërit dhe Ndrek Lucës që qanin.

Këta të vrasin natën e të qajnë ditën. Nuk kanë më skrupuj, gjithcka e bëjnë për interesa personale, nuk iu intereson zhvillimi i vendit, duan vetëm të riciklojnë paratë e tyre të pista”-tha Budina.

Më tej, ai hodhi dyshime të forta se kjo është pikërisht arsyeja e heshtjes nga ana e përfaqësive diplomatike.

“Këtu është një dakordësi për të ricikluar paratë e pista dhe kjo më bën të dyshoje se është arsyeja e heshtjes së trupës diplomatike dhe nuk kam frikë ta them.

Këtu ndërtohet pa fund, është një makth drejt betonit, por kush do i blejë , shqiptarët nuk kanë para. Shqiptarët nuk mund të lejojnë të mbulohen nga betoni, mos të rrinë kokë ulur, zëri i tyre me çdo kusht duhet të ndihet”-u shpreh Budina.

Një akuzë e tillë e regjizorit Budina është në të njejtën gjatësi vale me deklaratën e Presidentit Ilir Meta në vigjilje të tubimit të 2 marsit në bulevard kundër “puçit të shtetit” nga kjo mazhorancë.

“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”, deklaronte Meta para më shumë se dy muajsh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI POPULL I MBETUR MBRAPA"/ Edmond Budina: Revoltohuni, ngrihuni dhe bëni mosbindje civile. Zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet
Previous article AKSIDENT NË BULQIZË/ Makina del nga rruga, i plagosuri rëndë pritet të transportohet me helikopter drejt Traumës (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT