• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 4 PERSONA NË DURRËS/ Zbardhet edhe seria e vjedhjes së pompave të ujit
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 4 PERSONA NË DURRËS/ Zbardhet edhe seria e vjedhjes së pompave të ujit

19 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Durrës për vepra penale të ndryshme. Mes tyre është arrestuar dhe autor i vjedhjes së dhjetëra pompash uji nga janari deri në prill të këtij viti.

Po ashtu është arrestuar edhe një person që ishte në kërkim ndërkombëtar, një 37- vjeçar që dhunonte të atin si dhe një tjetër për të cilin Gjykata kishte caktuar masën e arrestit me burg ndërkohë që u kap duke i dhënë mjetit në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bie në prangat e Policisë një 28-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”. Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa vjedhje të ndodhura më parë.

Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu kapet dhe 1 person në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L., në lagjen nr. 18, Durrës.

Gjithashtu ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjeve si më poshtë:

•Më datë 04.01.2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.

•Më datë 15.01.2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.

•Më datë 05.02.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.

•Më datë 11.02.2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).

•Më datë 21.03.2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.

•Më datë 16.04.2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.

•Më datë 25.05.2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.
—-
Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim A. S., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E SURPRIZOI NË EMISION/ Pëllumb Pipero i dërgon dhuratë Arbana Osmanit (FOTO)
Previous article "SHPËRTHEN" NDAJ OPOZITËS/ Artur Zheji: Mosbesim i thellë te ato që thoni, jeni të pafuqishëm. Rama ju ka poshtëruar dhe ju ka bërë për t’ju qarë hallin. Vetëm sa e gudulisni se asgjë nuk i bëni dot

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT