• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËRTHEN” NDAJ OPOZITËS/ Artur Zheji: Mosbesim i thellë te ato që thoni, jeni të pafuqishëm. Rama ju ka poshtëruar dhe ju ka bërë për t’ju qarë hallin. Vetëm sa e gudulisni se asgjë nuk i bëni dot
Home
Sociale

“SHPËRTHEN” NDAJ OPOZITËS/ Artur Zheji: Mosbesim i thellë te ato që thoni, jeni të pafuqishëm. Rama ju ka poshtëruar dhe ju ka bërë për t’ju qarë hallin. Vetëm sa e gudulisni se asgjë nuk i bëni dot

19 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Artur Zheji, i njohur si një ndër kritikët më të fortë ndaj qeverisë “Rama”, ka folur për skepticizmin te opozita.

Ai i konsideron si të pafuqishëm dhe të padobishëm.

Gazetari thotë që ka një mosbesim të thellë tek ata.

“Në fund të fundit e vit pas viti, Dielli me shoshë nuk mbulohet dot për gjithë jetën. Deklaratizmi i shpëlare, apo përbetimet e rrejshme të opozitarizmit politik shqiptar, deklarata pra të fryra, të cilat rregullisht, ditë pas dite e vit pas viti, nuk ndiqen nga veprimet, por ngelen në ajër, kanë krijuar një pështjellim të madh.

Pështjellim, e thashë në mënyrë delikate, por fjala e duhur, do të duhet të ishte: “Mosbesim i thellë” në fjalët e tyre, që në të vërtetë, është “karburanti” më i mirë i harbutërisë qeveritare.

Nëse përgënjeshtrohesh njëherë, ta falin, nëse përgënjeshtrohesh dy herë, rrudhin buzët, por nëse përgënjeshtrohesh dhe vetëm përgënjeshtrohesh, njerëzit, ata të pakënaqurit që dhe janë shumica, mbyten në zhgënjimin dhe trishtimin e tyre dhe rrinë në shtëpi.

Kriza e thellë e opozitës, pafuqia dhe shpesh hipokrizia e saj, të cilën Km-ja e bën qëllimisht të dukshme, përherë më të dukshme, jep guxim, vrull dhe pordhë në krahun tjetër.

Shembja e Teatrit Kombëtar, nga ana teknike dhe urbanistike, nuk ishte fare i nevojshëm të ndodhte në këtë periudhë dhe ndoshta asnjëherë.

Por Km-ja, ay, të cilin e rrëfejnë me gisht si “frikacak!” dhe që frikacak nuk është, kishte një gudulisje të brendshme dhe një tundim të papërmbajtshëm për të poshtëruar atë fare pak fasadë të mbetur të opozitarizmit shqiptar.

Dhe e bëri në mënyrë spektakolare, duke kaluar mbi “trupat e opozitës” që nuk pati dot as idenë dhe as ngriti dot një çadër, të një ngujimi të vërtetë, nëse e kishte edhe ajo, seriozisht dhe pa komplekse “Çështjen e Teatrit!”

Aty duhet të fillonte “Përleshja!” jo në dyshekët me pupla dhe në mënyrë imagjinare.

Por puplat dhe ushqimet e zgjedhura, llastimet dhe udhëtimet, të shijuarit e jetës dhe Misioni Opozitar, janë dy gjera që nuk përputhen!

Nuk e di më, se cila është “paradigma” juaj, politikanë opozitarë, por mos merrni më përsipër “kauza” të mëdha, kur nuk keni këllqe ti mbani, se merrni në qafë ata që ju ndjekin dhe që rregullisht i çorodisni.

Rrëfehuni pra, të paktën më modestë se jeni bërë për t’ju qarë hallin. Miqësisht jua them.

Heshtni! Sepse kur flisni, duhet të dini, a keni apo jo takat të bëni, ato që thoni!”, shkruan Zheji. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN 4 PERSONA NË DURRËS/ Zbardhet edhe seria e vjedhjes së pompave të ujit
Previous article VIDEO-KONFERENCË ME MITSOTAKIS/ Basha flet si kryeministër: I gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT