• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA HAPJA E LOKALEVE DERI TEK MATURANTËT/ Nga sot zgjatet fasha e orarit, lëvizja pa autorizim
Home
Sociale

NGA HAPJA E LOKALEVE DERI TEK MATURANTËT/ Nga sot zgjatet fasha e orarit, lëvizja pa autorizim

18 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dita e sotme shënon hapjen e bareve dhe restoranteve që qëndronin të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë.

Sot ato mirëpresin sërish klientët, por kafeja nuk do të jetë më e njëjtë si para pandemisë. Nën rregullat strikte distancimi social dhe higjieno-sanitare, baret dhe restorantet do të duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza. Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë. Gjithashtu me zgjatjen e fashës së orarit në zonat e kuqe deri në orën 21:00 dhe eliminimin e tij në zonat e gjelbra, zgjidhet dhe një nga problemet që pronarët e bareve e restoranteve ngritën se nuk mund të punonin deri në 17:30 në orarin zyrtar të punës, pasi  nuk do të kishin klientë.

Nga 18 maji edhe maturantët i rikthehen bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit. Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve. Dhe studentët i kthehen universiteteve.

Hapja graduale prek edhe Muzetë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike do të jenë të hapura.

Përfitim kanë edhe klubet e futbollit ku tashmë do të lejohet stërvitja në grup dhe jo në mënyrë individuale. Ministria e Shëndetësisë i lejon klubet të rifillojnë stërvitjet por vetëm në ambiente të hapura, të cilat do të zhvillohen sipas protokollit të sigurisë të miratuar nga ISHP dhe do të inspektohen nga përfaqësues të këtij institucioni.

Rregullat e reja kanë prekur dhe televizion, ku tashmë në studio mund të ftosh më shumë se dy të ftuar, por duhet respektuar distanca prej 2 metrash.

Lehtësime janë bërë edhe në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Në zonat e gjelbra nuk do të ketë më fashë orari, ndërsa në zonat e kuqe, përkatësisht Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kurbin zgjatet fasha e orarit deri në orën 21:00. Nga sot Fieri kthehet në zonë të gjelbër.  Në lidhje me lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve nuk do të duhet më një autorizim në të gjithë vendin, por nuk do të lejohet kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër dhe e kundërta.

Të vetmet që vijojnë të jenë të mbyllura janë transporti publik, aktivitete sportive dhe kulturore, dhe kufijtë tokësor dhe ajrorë për lëvizjen e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kreu i Shëndetësisë në SHBA: Nuk kemi dështuar ndaj COVID-19, mund të ishte jashtëzakonisht më keq!
Previous article GJIMNAZET HAPIN DYERT/ 31 mijë maturantë rikthehen sot për 3 javë mësim

Delo.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT