• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Pas 30 vitesh Kadastra kalon online, Rama: Ja si do bëhen aplikimet për të marrë dokumentin e pronës
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Pas 30 vitesh Kadastra kalon online, Rama: Ja si do bëhen aplikimet për të marrë dokumentin e pronës

14 May, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me kreun e kadastrës Artan Lame. Kryeministri ka njoftuar se tashmë pas 30 vitesh, aplikimi për të marrë dokumentin e pronës do të bëhet online, në vetëm pak minuta.

“Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë”, shkruan Rama në facebook.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se “ky avancim, ndoshta i nxitur edhe nga pandemia e koronavirusit, do t’i japa fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!”

“Pra në një pronces tranzicioni nuk do jetë mundësia të shkohet fizikisht për të marrë shërbime. Çdo gjë do të bëhet nga shtëpia, nga kompjuteri nga telefoni. Më parë duhet të paraqitej qytetari fizikisht, të aplikonte, të bënte pagesën, pastaj i thuhej prit dhe hajde pas kaq kohësh. Kështu ishte krijuar edhe sistemi i sekserëve dhe bishtave të llumit e korrupsionit. Me aplikimet online ka ndryshuar pjesa e parë. Në rast se duan ndihmë të mësojnë aplikimet online, mund të shkojnë në sportele për të mësuar se si të aplikohet”, tha Rama.

Postimi i Ramës në Facebook

A E BESONI DOT QË MBAROI KALVARI 30 VJEÇAR I HIPOTEKAVE DHE FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020, DOKUMENTI I PRONËS DO TË MUND TË MERRET PA LËVIZUR NGA SHTËPIA OSE NGA CELULARI APO KOMPJUTERI MË I AFËRT, NË VETËM PAK MINUTA?!

E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!

Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë

Sistemi sapo është “ndezur” dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit

Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë

Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CILI DO ISHTE VEPRIMI I PARË QË DO BËNIT NË KËTË SITUATË? Rezultati tregon shumë për personalitetin tuaj
Previous article KONFIRMON KRIJIMIN E PARTISË SË RE/ Murrizi: Në 2021 Rama, Basha e LSI do më kenë përballë

F.autor

Postime të ngjashme

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT