Ish kryetari i bashkisë Kamëz, për shumë vite radhazi Xhelal Mziu, duket se ka gjetur “zgjidhjen” për të dalë nga kriza ekonomike dhe poltike në vend.
Këtë gjë Mziu nuk ka nguruar që ta bëjë publike, duke e shprehur mendimin e tij në një koment në rrjetet sociale tek, postimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ish-kryebashkiaku i djathtë thotë se duhen protesta si në Poloni pasi situata ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të qeverisë, Rama.
Ndërkohë, pas pak Mziu duket se është penduar dhe e ka fshirë komentin.
“Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit!
Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin”, shkruan Mziu.


