Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot akuzave të opozitës dhe ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, se maxhoranca po merr vendime në favor të oligarkëve.
Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, kryeministri Rama u shpreh se qëndrimi i Bushatit është çështje e diskutimit të lirë dhe se ‘nuk i krijon asnjë ndjenjë të veçante.
Më tej Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë, dhe se ai deri më sot nuk ka njohur asnjë të tillë.
“Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme, është hapësirë e lirë diskutim, qasjesh dhe pozicionesh. unë i mbetem asaj që kam thënë sepse e besoj edhe sot në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzion. oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur apo që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjetër.
Oligarkë janë ata që influencojnë drejtpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë dhe caktojë axhenda politike në interes të tyre.
Nuk ka asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe në qasje me interesat e vendit. ky term përdoret në mënyrë të gabuar dhe përsëritet vazhdimisht për të krijuar këtë de të gabuar.
Përflitet për një disa njerëz që nuk janë bërë të pasur se erdhëm ne në qeveri, por ndër vite dhe me ardhjen tonë ën pushtet mund të them se po paguajnë më shumë taksa e më parë“, tha Rama.