• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Tek mentaliteti “i të fortit”, fshihet dobësia e opozitës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Tek mentaliteti “i të fortit”, fshihet dobësia e opozitës!

11 May, 2020 Redaktor1 OP-ED

Rifillimi i punës nga ana e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ka ekspozuar publikisht një tipar dallues të PD kryesisht por edhe të LSI në këtë rast, në raportet e tyre me mazhorancën socialiste. Ajo mund të përmblidhet tek deklarata e përfaqësuesit të PS Damian Gjiknuri në përfundim të saj, kur tha se opozita kishte një tendencë në këtë takim, për të fshirë gjithçka ishte arritur deri tani në këtë proces.

Pavarësisht se në fund palët janë dakordësuar, për të vijuar procesin aty ku e kishin ndërprerë për shkak të pandemisë globale, qëndrimi i opozitës përforcon bindjen se kemi të bëjmë jo me një qëndrim rastësor. Por, me një filozofi të tërë. Me një konstante vijuese të mënyrës sesi opozita jashtëparlamentare, i është qasur përgjatë këtyre 7 viteve të fundit të paktën, mazhoracës qeverisëse në raportet mes tyre.

Kjo qasje reflekton kulturën e arritjes së qëllimeve politike, jo përmes frymës së bashkëpunimit, luajalitetit dhe zbatimit të frymës e gërmës së marrëveshjeve të arritura mes palëve. Por, përmes hileve proceduriale, ultimatumeve, kërcënimeve dhe imponimit me anë të forcës ekstrademokratike. Duke dashur që ta kompensojnë në këtë mënyrë, mungesën e fuqisë së përfaqësimit në Parlament, me diktatin e minorancës mbi mazhorancën.

Ky mentalitet prej “të forti” që kërkon të marrë me dhunë, atë që nuk u takon përmes rregullave të lojës demokratike, është reflektuar herët. Nuk e keni harruar besoj, “çadrën” e Lulzim Bashës, që u shndërrua në selinë 3 mujore të “Republikës së Re”. Edhe kur morën pas marrëveshjes së 17-18 majit, gjysmën e protofoleve të qeverisë, drejtimin e institucioneve më të rëndësishme kushtetuese dhe agjensive publike, sërisht u ankuan pasi u mundën me votë.

Edhe kur nuk arritën që ta ndalin për ta zhbërë reformën në drejtësi, pasi u bënë pishman që e votuan me 140 vota në Parlament, sërisht kërkuan që të bënin “të fortin”. Duke dashur që ti imponohen PS me dhunën verbale, me dhunën e çizmeve, miellit, vezëve dhe bojës. E për të vijuar përballë institucioneve krysore të vendit, lojën e forcës së rrugës përmes gurëve, flakëve dhe bombave Molotov. Për të mos u ndaluar edhe përpara djegies së shkollave, të caktuara si qendra votimi, për zgjedhjet lokale.

Megjithëse dështuan me kulturën e “të fortit” për të ndaluar edhe reforma të tjera e aksione të mëdha të qeverisë, nuk ngurruan për ta vijuar këtë sjellje, edhe kundër projekteve kryesore të zhvillimit urban. Duke dashur që të ndalojnë përmes dhunës së frymëzuar me qëllime politike dhe elektorale, projektet e parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Sheshit “Skënderbej”, Arenës Kombëtare të Futbollit, Unazës së Madhe, Teatrit Kombëtar…

Puna për reformën e re elektorale, ka filluar pas zgjedhjeve 2017, për tu ndërprerë pas daljes nga Parlamenti të PD e LSI dhe bojkotit të zgjedhjeve të 2019. Për të rifilluar në janar 2020, ku palët arritën marrëveshje për krijimin e Këshillit Politik, ku do të adresoheshin me konsensus çështjet e administrimit të zgjedhjeve, objekt pune i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Për çështjet që nuk do të gjendet dakordësi do kërkohet mendim dhe ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë”, shkruhet në dokumentin sipas të cilit reforma do përfundonte më 15 mars.

Pandemia e ndërpreu sërisht punën, në muajt mars e prill. Pavarësisht rikthimit të opozitës bashkë me sjelljen prej “të forti” (edhe kur ka marrëveshje, axhendë dhe metodologji të dakordësuar mes palëve poltike), e rëndësishme është që në fund u ra dakord, për të rifilluar punën atje ku ishte ndërprerë dhe për të ecur përpara.

Historia e këtyre viteve na mëson se ky mentalitet dhe kjo kulturë politike, në vend që ta forcojnë, e kanë dobësuar gjithnjë e më shumë opozitën. Ndaj të vijosh me këtë sjellje edhe pas kësaj, është pak që të thuash se ajo është thjeshtë, kundërproduktive. Për vetë opozitën në radhë të parë. Por, edhe për klimën e përgjithshme politike në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA E PUNËSIMIT SEZONAL/ Ja si do të shkojnë punëtorët shqiptarë në Greqi
Previous article COVID-19/ Boris Johnson e pranon: Mund të mos kemi kurrë një vaksinë për koronavirusin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT