• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHON VENDIMI PËR KREDITË E  PAGAVE/ Shteti do të paguajë interesat e huasë që do marrin bizneset
Home
Sociale

NDRYSHON VENDIMI PËR KREDITË E PAGAVE/ Shteti do të paguajë interesat e huasë që do marrin bizneset

11 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin, duke përforur fondin e garancisë për pagat prej 11 miliardë lekësh.

Një ndryshim në vendimin për garancimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga Covid-19”, publikuar sot, thuhet që “MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje.

Sipas vendimit, Nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë. Huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave (“Kërkesa për rimbursim”) në formë elektronike dhe të shkruar.

Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën Hua që Huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë Marrëveshje. MFE, pasi shqyrton informacionin dhe verifikon përllogaritjet e kërkesës për rimbursim, autorizon transfertën e pagesës ose pagesave për Huadhënësin brenda 15 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim.

Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%. Kjo normë interesi do të fiksohet në momentin e nënshkrmit të Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit dhe do të qëndrojë e pandryshuar deri në përfundimin e afatit të Huasë”

Huadhënësi nuk do të aplikojë tarifa, komisione, penalitete, kamatëvonesa apo çfarëdolloj mase tjetër që mund të krijojë kosto për Huamarrësin dhe MFE, përpos atyre të përcaktuara shprehimisht në këtë Marrëveshje. Banka e Shqipërisë bëri të ditur pak ditë më parë se deri në këto moment janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalente rreth 1 mld lek nga garancia sovrane prej 11 miliardë lekë për pagat, ose rreth 9% e fondit. Por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces.

Qeveria miratoi me paketën e parë të muajit prill një shumë prej 11 miliardë lekësh, ose rreth 88 milionë euro, si fond garancie ndaj bankave tregtare për të kredituar pagat e bizneseve në vështirësi për tre muaj. Qeveria ka premtuar një shumë të ngjashme edhe në paketën e dytë, por ende nuk ka një vendim qeverie për ndarjen e saj. Vlera e huasë, e vënë në dispozicion nga Bankat për çdo biznes pjesëmarrës, mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos e tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej. Biznesit, në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast, vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë se 150 000 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASKARALLËK POLITIK"/ Indinjohet sërish Petrit Vasili: Kjo mbyllja e orës 17:30 është...
Previous article HISTORIA E RRALLË/ Kishte dhimbje të forta, burri zbulon se kishte 3 veshka

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT