• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PADIA E RAMËS PËR SHPIFJE/ Haradinaj: Mua nuk më ka nënshtruar Millosheviçi, unë jam shqipëtar dhe nuk lejoj ndarje
Home
Politikë

PADIA E RAMËS PËR SHPIFJE/ Haradinaj: Mua nuk më ka nënshtruar Millosheviçi, unë jam shqipëtar dhe nuk lejoj ndarje

11 May, 2020 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka depozituar një akt – padi në Gjykatën e Lartë ndaj ish – kryeministrit të Kosovës , Ramush Haradinaj .

Padia është për deklaratat që Haradinaj ka bërë ndaj Ramës , kur tha se ai bashkë me Thaçin dhe Vuçiç , kanë rënë dakord për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë . Deklarata të cilat Rama i quan të pavërteta .

Në një intervistë për Ora News , Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga paditë , pasi siç thotë ai nuk e ka nënshtruar as Millosheviçi .

Ramush Haradinaj : Rama ka menduar që me këto paditë i frikëson njerëzit , i ndalon . Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai .

Rama e di që Millosheviçi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time . Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës . Unë jam shqiptar , unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës , e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan . Shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk kanë marrë nga të tjerët . Të tjerët kanë marrë nga shqiptarët . Është histori e ditur dhe e dhimbshëm sa jemi copëtuar dhe zvogëluar në vazhdimësi . Jam i atij brezi që dua ta ndryshoj këtë logjikë . Ka hyrë mijëvjeçaru i tretë , UCK e ka ndryshuar këtë logjikë . Fqinjët tanë që nuk i respektojnë për vlerat e tyre me të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë nuk mund të marrin prej të drejtës tonë . Sipas tij , Rama , Vuçiç dhe Thaçi kanë punuar për ndarjen e Kosovës .

Ramush Haradinaj : Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata , por jo ajo padi , po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve . Ai ka qenë pjesë direkte , ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës , sikurse ishte edhe zoti Thaci edhe zoti Vucic . Po për fat , qendrat vendimmarrëse , Uashingtoni zyrtar , mekanizmat e sigurisë , ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre .

I kam thënë edhe zotit Rama edhe të tjerëve , se kufijtë i kanë vendosur çizmet . Nuk i kanë ndarë ende çizmet . Pra nuk mundet kravatat të ndërrojnë kufijtë sa herë duan pa u marrë vesh me çizmet . Çizmet i kanë vendosur kufijtë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FEMRAT QURRAVITEN QË ATIJ T'I VIJË GJYNAH"/ Graciano kapet me Antonetën: Ti dukesh që qan kot (FOTO)
Previous article E ARDHMJA E IBRËS TEK MILAN NË DILEMË/ Drejtori sportiv: Ka mundësi që të luajë për skuadrën e…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT