• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Hotelet me 5 yje pa taksa fare, tani u hiqet edhe ajo për ndërtesën, mjaft të “bekohen” me status special
Home
Ekonomi

Hotelet me 5 yje pa taksa fare, tani u hiqet edhe ajo për ndërtesën, mjaft të “bekohen” me status special

27 October, 2017 k.autor Ekonomi

Qeveria duket se është e vendosur në strategjinë e saj për të tërhequr investitorë në sektorin e turizmit dhe në paketën fiskale finale që do të miratohet në qeveri ka shtuar edhe një lehtësi tjetër që nuk ishte në fazën paraprake.

Pas propozimit për taksë zero në infrastrukturë për hotelet me 5 yje, pas zerimit të tatimfitimit për një periudhë 10 vjeçare për të njëjtat hotele dhe pas propozimit për ulje të TVSH-së në 6 % edhe për furnizimin e shërbimeve të tjera që ofrohen në hotel përveç shërbimit të fjetjes që vlen për gjithë sektorin vjen edhe një lehtësi tjetër.

“Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat strukturat akomoduese ‘Hotel me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit’” thuhet në nenin 22 të draftit ligjit “Për taksat vendore”.

Kjo praktikisht i bën subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri pa ndonjë detyrim domethënës për t’u paguar në arkën e shtetit.

Gjithsesi ka një kusht që duhet të plotësohet që të përfitohet lehtësia. Këto të fundit duhet të marrin status special që përfitohet sipas përcaktimeve ligjore në sektorin e turizmit.

Vetë qeveria ka pranuar në relacionet repsektive të kësaj pakete se Shqipëria nuk ka akoma asnjë strukturë me 5 yje dhe se këto incentive do t’i japin një stimul të ri investimeve në këtë sektor. Për të marrë këtë nismë Ministria e Financës dhe Ekonomisë i është referuar edhe praktikave qëkanë zhvilluar fqinjët që sipas të njëjtës ministri kanë politika agresive në këtë aspekt duke konkurruar fort në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I QEVERISE/ Shkarkohet nga detyra PIRO XHIXHO, Kreu i AKEP
Previous article Kalon në qeveri paketa fiskale 2018/ Ja lista e plotë e taksave që do të ndryshojnë

k.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT