• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Kosovë konfirmohen edhe 14 raste me COVID-19, 884 të prekur gjithsej
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Në Kosovë konfirmohen edhe 14 raste me COVID-19, 884 të prekur gjithsej

11 May, 2020 Delo.autor Rajon

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se të dielën janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Prizrenit 2 raste dhe me nga 1 rast Peja, Vushtrria dhe Prishtina”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Që nga data 8 shkurt deri më 10 maj, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 884.

Të dielën, sipas njoftimit të Institutit, janë shëruar edhe dy persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 655.

Deri më tani 28 pacientë kanë vdekur. Në mëngjes, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha se nëntë pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19 po marrin trajtim shëndetësor, ndërkaq edhe tre pacientë pritet që të shtrohen në këtë Klinikë.

Doktoresha Sadije Avdiu nga Klinika Infektive, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm një paciente është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

“Në Klinikën Infektive janë të shtruar 17 raste, prej tyre nëntë pacientë pozitivë me COVID-19. Për tri raste të tjera jemi në pritje që të pranohen në Klinikë. Tri pacientë janë me oksigjenoterapi. Gjendja më e përkeqësuar është e pacientes është pranuar para një jave, e cila është nga Rahoveci dhe që është edhe në dializë. Ajo e ka pak gjendjen më të rënduar”, tha Avdiu.

Kosova ka lehtësuar disa masa të izolimit, mirëpo autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me mbajtjen e maskave dhe distancës fizike.

“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKONOMIA PËRBALLË COVID-19/ Dhoma e Tregtisë Maqedonase: Shqipëria ka humbur 10 herë më shumë vende pune se shtetet e tjera në rajon
Previous article “KORONAVIRUSI PO NGORDH"/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes!

Delo.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT