• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSIDENT TRAGJIK/ Treni i mallrave përplas për vdekje 14 punëtorë emigrantë që flisnin në shina (FOTO)
Home
Nderkombetare

AKSIDENT TRAGJIK/ Treni i mallrave përplas për vdekje 14 punëtorë emigrantë që flisnin në shina (FOTO)

8 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 14 punëtorë emigrantë që po flinin në shina humbën jetën të premten pasi u përplasën nga një tren mallrash që transportonte benzinë dhe naftë nga Nanded në Manmad.

Aksidenti ndodhi rreth orës 5.30 të mëngjesit në fshatin Gadhejalgaon në rrethin Aurangabad të Maharashtra-së .

Pesë prej tyre shpëtuan me lëndime dhe janë dërguar në spital.

Burimet informuan se këta punëtorë migrantë po punonin për një fabrikë të madhe çeliku në rrethin fqinj Jalna.

Për të shmangur policinë në autostrada gjatë kthimit në shtëpi, punëtorët zgjodhën shinat hekurudhore që shkonin në Aurangabad.

Pasi ecën për disa kilometra, ata vendosën të pushojnë në shinat hekurudhore midis Satana dhe Karmad, përpara se të rifillonin udhëtimin e tyre të premten në mëngjes.

“Punëtorët emigrantë po ecnin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Mandia Prandes kur vendosën të pushonin në shina. Një tren i goditi ata në orët e para të mëngjesit. Pasi pa punëtorët në shina, shoferi i trenit u përpoq ta ndalonte atë, por i goditi ata midis stacioneve Badnapur dhe Carmand” tha një oficer i policisë.

Kryeministri Narendra Modi ka shprehur pikëllimin për aksidentin tragjik.

Me dhjetëra e mijëra njerëz në Indi, pasi humbën vendin e punës në qytet, iu janë drejtuar fshatrave të lindjes, që të mund të punojnë atje, për shkak të Covid-19, raporton Reuters.

Ministria për Hekurudhat tha se për rastin është hapur edhe një hetim.

Trafiku i trenave të pasagjerëve është pezulluar në Indi që nga fundi i marsit, por trenat e mallrave vazhdojnë të funksionojnë.

Shtetet e Indisë kohët e fundit caktuan trena speciale për të transportuar punëtorë të bllokuar nga shtëpitë e tyre.

Por ndonjëherë ata nuk janë në gjendje të paguajnë biletën dhe përpiqen të kthehen në këmbë duke ecur  ndonjëherë edhe qindra milje larg.

Deri më tani në Indi janë regjistruar 56.342 raste pozitive me Covid-19 dhe 1.886 vdekje, ndërsa bllokimi u zgjat deri në 17 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gruaja shtatzënë në Fier me Covid-19, si e infektoi farmacistin e lagjes
Previous article “MAKS VELO ËSHTË PRAPË I GJALLË”/ Miq, të afërm e personalitete i japin lamtumirën e fundit artistit të shquar

Delo.autor

Postime të ngjashme

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer Botë

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen Botë

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT