Një rast i ri me Covid raportohet ditën e sotme në Fier.
Bëhet me dije se i infektuar ka rezultuar një farmacist.
Farmacisti dyshohet se është infektuar nga një grua shtatzënë e cila pak ditë më parë u raportua se është prekur nga Covid 19.
Kjo ka ndodhur për faktin se farmacia e tij ndodhet 30 metra larg shtëpisë së saj dhe mundësia për të rënë në kontakt me virusin ka qenë e madhe pasi dyshohet se gruaja shtatzënë e ka frekuentuar farmacinë.
Në Fier aktualisht janë 37 raste me Covid ndërsa në total në të gjithë vendin numri i të prekurve ka shkuar ne 850.


