• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NAFTËTARËT PROTESTUAN PËR PAGËN E LUFTËS/ Ministri Ahmetaj: 720 punonjës e kanë marrë
Home
Politikë

NAFTËTARËT PROTESTUAN PËR PAGËN E LUFTËS/ Ministri Ahmetaj: 720 punonjës e kanë marrë

7 May, 2020 s.autor Politikë

Naftëtarët e Ballshit dolën sot në protestë pasi pretendonin se nuk i ka kaluar paga e premtuar nga ministrja Balluku.

Protestuesit u shprehen se dhe pse paga u premtua nga ministrja Balluku, asnjë nga mbi 850 naftëtarët nuk e ka marrë këtë pagë.

“Jemi mbledhur këtu jo për të thënë Rama ik, por Rama na jep lekët, lekët që na ka premtuar. Në rrugë ligjore na ka premtuar se do të na japë pagat e prapambetura të gjithë qytetarëve të Ballshit. I themi Ramës dhe qeverisë së tij se nuk jemi për lëmoshë, për 400 mijë lekë”, thanë ata.

Partia Demokratike doli më vonë në një deklaratë ku denoncoi këtë rast dhe tha se vendimi i qeverisë ka mbetur vetëm në letër.

Megjithatë kundër këtyre deklaratave është shprehur sot në studion e emisionit “Opinion”, ministri Arben Ahmetaj.

Sipas tij 720 punonjës të rafinerive të naftës në Ballsh kanë marrë pagën e luftës 40 mijë lekë të reja.

“Thanë sot nuk kanë marrë pagën punonjësit e rafinerisë, 720 punonjës kanë marrë paratë”, tha Ahmetaj.

Më herët edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka publikuar vendimin e qeverisë të 23 prillit që i ka bërë naftëtarët e Ballshit pjesë të kategorisë përfituese të pagës prej 40 mijë lekë të reja dhe ajo është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është më se i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, shprehet Balluku.

Situata mbetet e paqartë pasi nga njëra anë qeveria deklaron se pagat kanë kaluar po nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë çfarë i ka shtyrë naftëtarët ta kishin atë si kërkesë në protestën e tyre. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË PËR ÇIFTET/ Nga 23 qershori lejohen dasmat por me një mjek e një polic. S’ka pogonishte (E PLOTË)
Previous article "MJEKËT NUK E KUPTONIN ÇFARË KISHA"/ Flet pacienti i parë i infektuar në dhjetor: Gruaja ime u trondit...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT