• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË PËR ÇIFTET/ Nga 23 qershori lejohen dasmat por me një mjek e një polic. S’ka pogonishte (E PLOTË)
Home
Sociale

LAJM I MIRË PËR ÇIFTET/ Nga 23 qershori lejohen dasmat por me një mjek e një polic. S’ka pogonishte (E PLOTË)

7 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Të gjitha çiftet e reja që kanë planifikuar të martohen këtë verë dhe duan të bëjnë një dasmë ëndrrash, duhet të gëzohen pasi nëse zbatojnë një protokoll të caktuar rregullash, do të mund ta bëjnë realitet.

Nga data 23 qershor do të lejohen ceremonitë martesore, por jo me më shumë se 200 dasmorë prezent. Kusht për zhvillimin e ceremonisë do të jetë prania e një mjeku të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe një polic nga Ministria e Brendshme.

Sipërmarrësi Armand Peza në një intervistë për gazetaren e RTV Ora Rovena Neziri ka dhënë detajet e realizimit të ceremonive martesore këtë verë.

Armand Peza: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.

Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Brendshme, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

Armand Peza: Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.

Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.

Armand Peza: Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.

Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.

Armand Peza: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur ti shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.

Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BËN LLOGARITË BIZNESEVE "ME LAPS E LETËR"/ Salianji: Ja sa humbje kemi
Previous article NAFTËTARËT PROTESTUAN PËR PAGËN E LUFTËS/ Ministri Ahmetaj: 720 punonjës e kanë marrë

F.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT