Ai ka postuar në ‘Facebook’, një foto nga intervista e fundit që ka zhvilluar me të në Sheshin Skënderbej dhe shprehet se i vjen keq që Velo u largua nga kjo botë me bindjn se njerëzit janë të papaërgatitur për epokën moderne.
Fevziu thotë se ai nuk jetoi asnjë sekondë si një njeri i zakonshëm dhe nuk kishte se si të vdiste si i tillë.
Sipas gazetarit, këtij qyteti do t’i mungojë një artist më pak, një antikonformist më pak dhe mbi të gjitha një qytetar më pak.
‘LAMTUMIRE!
Udhe te mbare Maks! Ti nuk jetove asnje sekonde si njeri i zakonshem dhe nuk kishe si te vdisje i tille. Ketij qyteti do t’i mungoje nje artist me pak, nje antikonformist me pak, nje dashnor i vertete me pak, nje arkitekt me pak, por mbi te gjitha, nje QYTETAR me pak!
Ne kete foto ne Sheshin Skenderbej, ne intervisten tende te fundit ne kete bote, ne Shkurt, me erdhi keq kur ndersa flisje per masakren urbane dhe trashegimine e rrenuar kulturore, te degjova qe the: “Ne jemi njerez te papergatitur per epoken modern”. Me vjen akoma me keq, qe asnje nga ne nuk mundi te ta hiqte kete bindjen, me te cilen u nise per ate bote. Do na mungosh shume Maks Velo’, shkruan Blendi Fevziu.



