• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ç’duhet të mësojë bota nga Suedia
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ç’duhet të mësojë bota nga Suedia

7 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i Suedisë për të mos ndjekur një bllokim të rreptë njësoj si vendet e tjera europiane normalisht që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe sigurisht u shoqërua me polemika.

“Unë nuk mendoj dikush është i sigurt për ndonjë strategji, sepse të gjithë po përballemi me diçka të panjohur,” tha për CNBC Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror i Suedisë që ka drejtuar masat për koronavirusin. “Nga ana tjetër, duket se gjërat po funksionojnë. Ne e kemi kaluar kulmin, jemi në gjendje ta trajtojmë situatën, kemi shtretër shtesë nëpër spitale dhe ata që duhet të trajtohen janë trajtuar.”

Tegnell shtoi se përvoja e Suedisë tregoi se “shkollat mund të mbahen hapur”. “Kjo gjë nuk ka shkaktuar fare probleme. Nëse mund ta mbajmë shoqërinë e paizoluar në mënyrë të arsyeshme, nuk ka efekte të mëdha.”

Teksa shumë vende fqinje mbyllën kufijtë, shkollat, baret dhe bizneset, në të kundërt, qeveria e Suedisë vendosi të ndërmerrte masa këshilluese.

Tegnell u shpreh se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është dukshëm në rënie. Suedia ka mbi 23,000 të infektuar dhe pak më shumë se 2,900 të vdekur. Gjysma e viktimave janë të moshuar që jetojnë në azile. Suedia kryen rreth 30,000 teste të koronavirusit në javë.

“Sigurisht që na vjen keq për vdekjet, por jemi të paqartë se si mund t’i kishim shmangur. Ne e dimë që këto ambiente janë më të prekshme, por nuk besoj se ndonjë masë e caktuar do të kishte bërë ndonjë ndryshim të madh,” shtoi epidemiologu.

I pyetur nëse Suedia do të ndiqte të njëjtën politikë në një shpërthim të ardhshëm, ai u përgjigj me “më së shumti po”.

“Mendoj që sigurisht mund të bënim më mirë, por me siguri do të përfundonim në të njëjtin vendim,” tha Tegnell, i cili pranoi se mund të ishte bërë më shumë punë në shtëpitë e të moshuarve.

Qeveria suedeze i mëshoi punës nga shtëpia nëse ishte e mundur, shmangies së udhëtimeve jo-thelbësore, ndërkohë që restorantet, baret dhe kafenetë qëndruan të hapura dhe u ndaluan mbledhjet me më shumë se 50 njerëz. Shkollat për nxënësit nën 16 vjeç qëndruan të hapura. E përmbledhur, jeta në Suedi ka vazhduar si më parë, thjesht me më pak ritëm.

Në rrafshin krahasimor: Suedia, që ka popullsi prej 10 milionë banorë, ka më shumë vdekje se vendet fqinje: Danimarka 10,281 të infektuar dhe 506 vdekje, Norvegjia 7,996 të infektuar dhe 216 vdekje, Finlanda 5,573 të infektuar dhe 252 vdekje. Mirëpo këto vende kanë popullsi më të vogël, rreth 5 milionë banorë secila.

“Ne i kemi krahasuar masat tona me shumë vende të tjera, por duhet të keni parasysh që vendet e tjera patën bllokime më të rrepta sesa ne,” tha Tegnell që krahasoi Suedinë me Belgjikën, e cila ka një popullsi të ngjashme dhe ka rreth 50,781 të infektuar dhe 8,339 të vdekur.

Tegnell u shpreh se i mirëkupton vendimet e vendeve të tjera, megjithatë imuniteti i tufës dhe masat për të bashkëjetuar me virusin, të paktën për Suedinë, rezultuan të suksesshme.

Përshtatur nga CNBC

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JETOVE ASNJË SEKONDË SI NJERI I ZAKONSHËM"/ Blendi Fevziu zbulon pengun e Maks Velos: Më vjen keq, u largove me bindjen…
Previous article NË BRITANI ENDE PO VDESIN QINDRA NJERËZ/ 539 viktima nga COVID 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT