• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia bllokon vizat me SHBA-në
Home
Breaking News

Turqia bllokon vizat me SHBA-në

10 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar shumicën e shërbimeve të vizave si “shqetësues”. Në një konferencë për shtyp nga Kievi, kreu i shteti u shpreh se zyrtarët turq kanë kontaktuar me homologët e tyre amerikanë mbi vendimin.

Lëvizja erdhi në përgjigje të arrestimit të një zyrtari turk që punon në konsullatën amerikane në Stamboll, javën e kaluar. Zyrtari dyshohet se ka lidhje me klerikun Fethullah Gülen, të cilin Erdogan e akuzon si organizues të grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Si kundërpërgjigje, Turqia lajmëroi pezullimin e shërbimeve të vizave në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që autoritetet kanë urdhëruar arrestimin e një tjetër punonjësi të konsullatës.

Ambasadori amerikan në Turqi u shpreh se kohëzgjatja e pezullimit të vizave do të varet nga bisedimet mes dy qeverive. Sipas ambasadorit John Bass, pezullimi gjithashtu varet nga angazhimi i qeverisë turke në mbrojtjen e godinave dhe personelit amerikan në Turqi.

Në vitin fiskal 2016, Shtetet e Bashkuara lëshuan më shumë se 113.000 viza jo-emigruese në Stamboll dhe Ankara, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit. Mosmarrëveshja e re diplomatike mes palëve ka shkaktuar lëkundje të monedhës dhe bursës turke.

Ndërkaq, kompanitë ajrore turke kanë ofruar rimbursim për pasagjerët të cilët kanë prerë bileta nga dhe drejt Shteteve të Bashkuara deri në 31 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brexit/ May: Kemi arritur progres për shkëputjen me BE
Previous article Zbulohet e dashura "reale" e Noizyt (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT